A e votoi Shqipëria Dora Bakojanisin? (Vazhdojnë të zgjidhen në organizmat europiane që merren me Kosovën, diplomatë nga shtete që nuk e njohin Kosovën)

redaktor

 

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Në 18 mars 2022 u njoftua se Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës caktoi me votim të fshehtë një ditë më parë ish-ministren e jashtëme greke Dora Bakojanis si raportuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën.

Gjëja e parë, që bie në sy, është se zgjidhet raportuesja nga një shtet si Greqia, që nuk e njeh Kosovën.

Vazhdon sjellja e habitshme e  diplomacisë europiane, e cila vazhdimisht preferon të zgjedhë që në organizmat europiane të merren me Kosovën diplomatë nga shtete, që nuk e njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Përvoja diplomatike europiane në  Ballkan provon që diplomatët, kushdo qofshin ata, nëse vijnë nga shtete, që nuk e njohin Kosovën, diktohen nga qendrimet dhe paragjykimet e shteteve të tyre në veprimtarinë në Kosovë dhe për Kosovën.

E kemi parë me përfaqësuesin e posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, që vjen nga Sllovakia, që nuk e njeh Kosovën. E kemi parë me përfaqësuesin e lartë të politikës së jashtëme të BE, Joseph Borrell, që vjen nga Spanja, që nuk e njeh Kosoven.

Dhe tani kemi Dora Bakojanis, e cila vjen nga Greqia, që nuk e njeh Kosovën.

Gjëja e dytë dhe më e rëndësishme, e cila kërkon sqarim zyrtar, është të mësohet se si ka votuar Shqipëria në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. A e ka përkrahur Shqipëria kandidaturën e ish-ministres së jashtëme greke Dora Bakojanis?

Nëse e ka përkrahur, a e kishte parasysh se raportuesja e re vjen nga një shtet, që nuk e njeh Kosovën? Nëse e ka votuar në favor të Bakojanisit, çfarë i ka kërkuar Shqipëria për Kosovën ish-ministres së jashtme greke  dhe Greqisë në shkëmbim të votës shqiptare?

Shpresoj që gazetarët shqiptarë, të akredituar pranë qeverisë, t’i kërkojnë sqarime kryeministrit të Shqipërisë për këto çeshtje në rastin më të parë.

 

Share This Article
26 Comments
  • Nepotizmi nuk njeh kufi
    Çfarë e ka kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis kjo. Vëlla mesa dihet. Tani po emërohen familjarët edhe në institucionet e BE jo vetëm në qeveritë e tyre.

  • Pyetje retorike juaja Shaban Murati – Si ka votuar Shqiperia ne Strasburg pe Bakojanis ?
    z. Shaban, mos i vini ne siklet ato sherbetore-gazetare te akredituar-roberuar prane qeverise qe te pyesin Ramen. Ato te shkrete jane kthyer me kohe ne bojaxhinj qe te gelqerosin blozen qe leshon Rama kudo ku perfaqesohet Shqiperia, nga vota pro-Bakojanis tek ftesat per te mbushur Shqiperine der dhe me refugjate nigeriane nga Afrika.

  • Pytjes çfarë i ka kërkuar Shqipëria për Kosovën ish-ministres së jashtme greke dhe Greqisë në shkëmbim të votës shqiptare?
    Pergjigja eshte thjesht , mos e njhni , kush ka dyshime per patriotizmin e kozmopolitit Rame eshte naiv , ai thjsht perpiqet per idene e tij fikse FUCKING OPEN BALKAN

  • E kane votuar miqte e Berishes ne Bruksel. Berisha eshte shume mik i qarqeve greke. Nuk e besoni?
    -Pranoi dhe dekretoi Janullatsin ne krye te kishes ortodokse shqiptare
    -U shiti detin grekeve
    -Sabotoi fillimin e punimeve te Korridorit te Tete (rruga e vjeter Egnatia) , ne vitet 90-te. Per shkak se Greqise nuk i pelqente qe ky Korridor do vazhdonte nga Shqiperia permes Maqedonise, Bullgarise, i bëri naften fillimit te punimeve te ketij aksi te rendesishem Lindje-Perendim.

    • Meso te vertetat se boll mbllacite rrena –
      Projekt-Kushtetuta e Berishes e rrezuar me Referendum ne nentor 1994 e kishte te sanksionuar – Kryetaret e Besimeve Fetare duhet patjeter te kishin lindur ne Shqiperi (Kushtetuta e miratuar ne 1998 nuk e ka kete kufizim dhe Janullatosi mbeti)
      Marrveshja detare me Greqine e bere fshehtas nga EDI RAMA ku Greqia jo ble, por merr falas siperfaqe, u festua me brohoritje ne Parlamentin Grek, gje qe i mbush mendjen kujdo qe ka mend ne koke se ne Greqi festojne vetem per interes te tyre jo per interes te Shqiperise.
      Sa per ate Koridorin 8, punimet e tij filluan ne kohe te Berishes.

    • Berisha o Dora, deshi ta shiste ne fakt detin, por erdhi Rama pas tij e ja kaloi…sepse ja dha grekeve falas fare!
      Apo nuk ke degjuar gje o Dore se si festuan deputetet greke ne parlamentin e tyre pas arritjes marrveshjes, gje qe ne “Shqiperine qe duam” mbahet Top-Secret.

  • Europa esht per ti qir kurven te gjith rracistet pro sllav te vendeve respektive jan ne parlamentin europian , dhe qershia mi tort jan pushtat antishqiptar te politikes ton qe i mbeshtesin dhe qe ne i mbajm me taksat tona si pak te tjer , nuk kan faj ne kemi 30 vjet jemi shum te dhen mas antishqiptarve antishtetit maskarenjve dhe zorzopve prandaj ka 30 vjet qe i zgjedhim ne politik dhe nuk ndahemi dot prej tyre , kte popull nga 90ta e sulmuan ne moral ne industri dhe ushtri shkolla spitale , kto ishin 5 pikat qe u sulmua shqiperia mas renies se partis punes , prandaj sot jemi te dhen mas imoralve sharlatanve mashtrusve antishqiptarve e kriminelve si popull , se esht ngulitur mendimi tek njerzit qe pa kto vese nuk bohesh bos , pra kemi prekur fundin .

  • Perderisa politika kosovare e ka mohuar Shqiperine si trungun ame-pse politika europoiane te mos e injoroje Kosoven?

  • Shqiperia , ka kohe qe eshte ne anen e Serbis,ketu ska dyshim.Nga shtetet bakanike,aleat i sigurt i Kosoves eshte,Turqia,Kroacia,Sllovenia,deridiku Maqedonia dhe Mali i Zi.

  • dukemi qe jemi kot duam cdo gje me mik ate qe duam ne …………a nuk u be me votim te fsheht eshte mire qe raportuesi tejete kundershtar se do mbaj anen e drejt

  • Ja nje argument i Rilindjemutasve pse NUK duan te njihet Kosova pasoje e se ciles eshte pse votojne njerez nga vende me qeveri anti- Kosove, si qeveria e Rilindjemutasve.

    A ben vaki kurre qe sorros te perrahi konsolidimim e kombeve? Per sorros patriotizma eshte nacionalizem. Dmth baraz me nazizem.

  • Si ta njohe Greqia Kosovistanin?
    Kur kjo e consideron Clirimtare Turqine dhe jo pushtuese,Vrasese,Perdhunues?
    Bile jane turq ne Kombesi.
    Te kesh Emra,Mbiemra,Istitucione,Festime figurash Fetare Arabe,te kesh luftuar Heroizmin e Arvaniteve per tu cliruar nga Turqia dhe ta considerosh veten “Skiptare” eshte me e pakta Hipokrizi (poco Ipoxrisia).
    Kombesia o Arnaute eshte e Shenjte.
    Si mund te mohosh Prinderit dhe te Identifikohesh me nje Pushtues si Turqia?
    E vetmja gjurmet Istorike dhe Politizmo (Culture “shqip”) eshte Greke si ne Albanistane dhe Kosovistane.
    Arnautet qe edhe sot i thone Stamboll qytetit ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos qe per 12 shekuj quhej Kostantinopolis tregon fare qarte (Certo ital) se cfare Kombesie dhe Ndergjegje Kane te vetequajturit Skiptare.
    Po per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos dhe te kthyer ne Xhami kur do reagoni zoti “Pella-Zagare”?
    Ne fund te fundit Bakojanis ka lidhje me pakicen ne Vorio Epirin e mohuar nga Shabanet,Muratet,Abdullahet (Abdyl “shqip”),Mah-Mutet (Mehmet “shqip”),Enveret,Qemalet,Hamzate.
    Po Telini clidhje kishte me Epirin e Pirros qe donte nje Pashallek me te Madh me kufij deri ne Preveze?
    Sa per Glosan (gluhe) qe flasin Arnautet nuk eshte Ajo e Ilyreve qe i thonin
    Polis jo Qitet ital nga Cita.
    Albanopolis eshte fakt historike.
    Kostantinopolis po ashtu qe you i thoni Kostantinopoje!
    Tripolis qe you si Arnaute turq e ndryshuat ne Tropoje!
    Agia Saranda ne Sarande.
    Moskopolis ne Voskopoje.
    Karavo-Stasi (Station Varkash) ne Karavasta!
    Argjiro-Kastros ne Gjirokaster!
    Bylis ne Ballsh!
    Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi latinisht.Katolike ne Jug?
    Polis ne Nder te Apollonios ne Fier nuk eshte Osmane o turq te felliqur.
    You duhet ta kini per Nder qe kini qene pjese e Politizmoit Greko-Ilyre.
    Arnautet flasin Italisht dhe jo Greqisht sic flisnin para Osmaneve deri sa u hap Shkolla (Open Skolio) e pare Shqipe.
    Si mund te genjejne veten Arnautet qe nga
    Papa e kthyen ne Prift latinisht nga Priest.
    Popull nga popola ital
    Shtet nga State.Ilyret i thonin Kratos.
    Aristo-Kratos do te thote Shtet i Persosur.
    Aristoteli do te thote Fund i Persosur.
    Aristofanis do te thote Paraqitje e Persosure.
    Aristides do te thote Ide e Persosur.
    Ilyret ishin pjese e Mithollogjise Greke.
    Kjo duket nga Topo-Onomatos (Toponimet) e ndryshuar nga you o Shaban.
    Kush eshte ai Idiot qe beson se Jeorgios Kastriotis u convertua ne Katolike per “Aresye Strategjike” sipas “historianit” te famshem (Fimi greq) Pellumbis Xhufit?
    Si mund ta bente kete perpara se te pushtohej Epiri nga Osmanet?
    Nuk ishte “Krenare” per Zeusin,Athinane,Arxilean (Akilin),Megas Aleksandros velmain e Thesalo-Nikas, Pirron,Megas Kostantinos?
    Do shkeputeni ndonjehere nga Turqia o Shaban kjo eshte pyetja.

  • Mose u exitoni more leshko moraman se si votoi Shqiperia ndaj Dora Bokajanis, se ne funde te fundit nje vote pa shume peshe eshte, dhe rini te qete se ne damaret e Zonjes Dora Bokajanis vlone gjak Arvanitas (Shqiptar), dhe do te shifni se Kosova dhe ceshtja e kosoves vece te mira do kete prej kesaje Arbereshe

  • Ne rast se kemi “politikane SHQIPTARE drejtues ne qeveri te Tiranes;jo vetem do kishim fshire ligjin e luftes me greket shovinista te lindur filoruse; por ne Keshillin e Sigurimit te OKB do te inisistonin me kembengulje qe REPUBLIKA SHQIPTARE E DARDANISE (KOSOVES) te Antaresohet ne NATO nje dite e me pare

  • Bakojanis si pasardhese e Micotaqit nuk duhet votuar nga Shqiperia , edhe sikur ajo te premtoje , sepse nuk e mbajne fjalen. Eshte nje nga ata qe mbajne ne kembe Ligjin e Luftes me Shqiperine. Edhe vete greket e urrejne.

  • O Agron shko kap tezaken se per kto pune nuk merr vesh,si nuk del sen me tezaken shko te gruja vllaut qe ke ne Zvicer,per ket pune jeni 1 juve.

  • Është vërtetuar 30 vite tanimë, se Europa ditën(me fjalë) është me Shqipërinë, e natën(me vepra), fle me Greqinë dhe me Serbinë.
    Kurse “shqiptarët”, janë me Europën dhe bashkëndajnë me të… “vlerat e përbashkëta”… Në… “koalicionin e vlerave”…
    Për të grabitur, plaçkitur dhe shitur, pasuritë e Shqipërisë, kuptohet!
    A pikaaaaa, pika që s`iu bie-tha Halla në filmin “Njeriu me top”…

  • Jini idioter qe pergojoni gjithçka sepse historikisht dihet qe familja Miçotakis ka qene dhe eshte gjithnje pro amerikane!Ndaj nuk e besoj se eshte vene kanidatura e saj rastesisht dhe frytet e kesaj do ti shikoni me vone.jam i bindur qe Dora Pakojanis(Miçotakis) do te ndermare hapa per njohjen e Kosoves.Koha do ta tregoje se edhe kur Sali Kerma se bashku me Lul çemçakizin tentua ti dhurojne pjese nta teritori det shqipetar Greqise ,keta do ia dhuronin per kerkim pales se trete asaj Amerikane .Ndaj me te holle kur permendeni kete familje qe jane denbabaden Amerikane.

  • E habitshme sa “trutharë” kemi mes nesh. Ne shqiptarët jemi të privilegjuar dhe ta kemi për nder që kemi Greqinë komshie. Po kush është Greqia o “patriotë trutharë e mosmirnjohës?! Ajo që mban në gjirin e saj, me punë e para me mijra emigrantë shqiptarë. Greqia, vendi legjendar i dijeve dhe kulturës botërore.

  • Z.Shaban Murati nuk ka dyshim që është burrë shumë i mirë, por analist i përciptë, pasi analistët në përgjithësi janë disa hapa prapa të vërtetës, pasi të vërtetat janë “nën tapet” jo ato që shohin dhe gjykojnë ata në sipërfaqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *