FOTO: Nga orët e luksit, te xhupat me pupla, moda e shtrenjtë pa etiketa e presidentit rus sipas mediave britanike

Ornela

 

“The Mirror” i ka kushtuar një artikull presidentit rus Vladimir Putin, duke sjellë ne vëmendje shpenzimet e tij për veshjet dhe aksesorët luksoz, ku bien në sy orët, që duket se janë edhe të preferuarat e presidentit Putin.

Ndalur tek fjalimi i Putin që zhvilloi ditë më parë në një stadium në Moskë, The Mirror shkruan se mbante veshur një xhaketë me vlerë 10, 000 £ (1.5 milion rubla), shumë e cila është rreth 30 herë më shumë se paga mesatare mujore e vendit të tij.

Për orët e tij thuhet se janë një koleksion me vlerë më shumë se 500,000 £.

Sipas gazetës britanike, Putin është pronar i një mega-rezidence prej 1 miliard dollarësh, i njohur si “Pallati i Putinin” , si edhe i 19 shtëpive të tjera, 58 avionëve dhe helikopterëve dhe një super jahti 73 milion paund.

The Mirror sjell disa nga shijet më të shtrenjta të Putinit, disa prej të cilave i konsideron edhe qesharake.

Rrobat e stilistëve duke përfshirë një xhaketë prej 10,000 £

Putin zakonisht vishet me kostume të personalizuara dhe krevatë me ngjyra të errëta, ndërsa i kanë vënë edhe pseudonimin “Njeriu me të zeza”, pasi shihet se preferenca e tij është ngjyra e zezë.

Një rrobaqepës që merret me kostumet e tij ka thënë për Russia Beyond se çmimet më të ulëta mund të jenë rreth 4, 000 £.

Ndërsa marka e tij e preferuar është Brioni, këpucët vijnë nga John Lobb ose Salvatore Ferragamo.

Stilisti i tij thuhet se heqë çdo etiketë, për të mos tërhequr vëmendjen me markat luksoze.

Jashtë zyrës, ai zgjedh pulovrat me jakë V, pasi më parë kishte zgjedhur xhaketat dhe kravatat e zeza.

Koleksioni luksoz i orëve

Putin njihet edhe për koleksionim të orëve, që thuhet se kap vlerën e rreth 500,000 £.

Koleksioni i tij i orëve të dorës të shtrenjta përfshin Tourbograph, një kryevepër 300,000 £ që shoqërohet me një rrip lëkure krokodili të qepur me dorë dhe krahë të veshur me ar.

Kjo orë u kap nga kamera gjatë një shtrëngimi duarsh me Angela Merkel në Berlin.

Tuta 2400 £ për stërvitje

Sakaq Putin shpenzon edhe për veshjet e tij në stërvitje.

Presidenti rus një herë pozoi duke ushtruar sport, ndërsa shihej me tuta sportive Loro Piana prej 2,400 £

Në një xhirim të organizuar së bashku me ish-kryeministrin Dimitri Medvedev, ai kreu një stërvitje me pajisje luksoze.

Ndryshe nga shumica e rrobave për palestrën, veshja e stilistëve është bërë nga lesh kashmiri dhe mëndafshi.

Veshja përshtatet me prirjen e Putinit për gjërat më të bukura, ndërkohë që pretendon se jeton me një pagë modeste të qeverisë.

Rezidenca sekrete

“Pallati i Putinit” misterioz u shfaq në një video nga aktivisti rus Alexei Navalny.

Kremlini pretendon se shtëpia është një “qendër biznesi” me pronarë disa  biznesmenë të ndryshëm, pas pretendimeve të hedhura se ajo është në pronësi të presidentit rus.

 

 

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • Edhe tavarish Sal ashtu thote, mezi e nxjerr dimrin duke ngrene fasule, prandaj I degjojme pordhet dite e nate.

  • Njerez me mendje te ceket drejtojne boten.
    Bota e kapitalit qe ve mbi gjithcka materializmin, keta lloj liderash pjell.
    Te tille kemi dhe n Tirane

  • Ne se sillen per publikun keto te dhena kur “Fshati digjet,kurva krihet” tregon qe mut lufte behet ne ukraine.

    • S ta mora vesh logjiken une ty.
      Po kur ka perplasje te tilla, del ne pah pislliku.
      Ne popull mavria s marim vesh gje nese keta pasanik.dhe oligark.plot para dhe pushtet nuk perplasen me njeri tjetrin.
      Pra e kunderta e asaj qe thua ti.eshte ne interes te popullit.
      Po ti do jesh.ndonje konspiracionist.i lujatur mendsh nga keta psikot e internetit

  • Edhe Ramen e kemi qe harxjon 4000 euros per nje fare kemisheyamamoto , se ku i merr paret dihet : linda eshte bankiera qe i manaxhon teardhurat edhe atje larg…

  • nje gje eshte e sigurt se me te shtrenjta se te edi drames nuk i ka jo ai por edhe njeriu me i pasur i botes sja mer dot edit edhe braçe breket i ka te shtrenjta po meqense ka nje byth gisht i bejn me lir se mre pak cop

      • Haha…redaktori ben tifozllek oer Robin Hudin qe ia mer te pasurve dhe ja jep te varferve. Dhe sa per ato ofrndimet “zagar “dhe ” legen ” ato mbai per vete se ofendimi nuk eshte argument.

    • Putini eshte Ballist.
      Nuk eshte “Komuniste” qe kur moren Fuqine kishin te njejtat “te Drejta” si Balli i Kombit.
      Te paret ne Universitete te dytet qe nga kisheriri i 14te ne Miniera,te paret ne Poste Shteterore te dytet ne Internime,te paret dilnin jashte si “Patriote” te dytet si “Armiq” te Kllases punetore.
      Dilnin nga Burgu i Madh qe quhej Arnautia Myslimane te dytet Kaurre te Derrit Greke te Poshter qe mbajten Identitetin paraturk Epirote Greke Bizantine.
      Lufta e Kllasave vazhdon Vellezer.
      Gjermania,Hollanda,dhe disa shtete te tjera e duan Gazin Ruse edhe per “pak kohe”.
      I thone 40% te varur nga Putini.
      Keta duan Pijanecin Jelcin ti japin edge ndonje Cmim Nobel “Per Paqe” (Pace ital).

  • The mirror esht funderrine jo media.
    Mbreteria ka konflikt interesi kur “jep te dhena” private per ruset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *