Kamber Zela ishte një kërkues dhe një studiues i palodhur, lexonte e mësonte dhe merrte takim me shumë njerëz të ditur nga populli. Për të përkujtuar veprën dhe emrin e tij Shoqata Atdhetare kulturore “Luma”, në bashkëpunim me familjen Zela dhe Komitetin e Veteranëve e të pasardhësve të LANC-it të Kukësit, organizuan me 16 mars 2022 në Muzeun Historik Kombëtar një veprimtari përkujtimore në nderim të Kamber Zelës , me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve , bashkëkohësve dhe dashamirësve të tij.
Ne takim foli prof.dr. Shefqet Hoxha , që e konsideroi Kamber Zelën prekursorin e parë në rrethin e Kukësit dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Profesor Hoxha theksoi se Kamber Zela ishte jo vetëm njeri i kulturës, por edhe një personalitet aktiv. Me rrethin etnografik në Bicaj që ai kryesoi, mblodhi një tufë burrash të vjetër e me autoritet dhe vendosen e i bënë thirrje popullit që të prishnin zakonin e vjetër e të prapambetur të ndalimit të martesave midis fshatrave të Bicajve.
Në fjalën e tij prof.as.dr. Muhamet Bela, vlerësoi figurën e Kamber Zelës, si profesionist i zoti në fushën e tij, e si kontributor edhe në fushën e arkeologjisë për qëndrat e së cilës në Kukës ka dhënë informacion ,i botuar edhe në Buletinin Arkeologjik në vitet ’70-të të shekullit të kaluar.
Profesor Isa Halilaj tha se Kamber Zela , si fenomen i rrallë në Kukës, u njoh me emrin inxhinjer Kamberi. Ai ka një kontribut të vecantë në ndërtimin e qytetit te ri të Kukësit.
Prof. dr. Aferdita Onuzi foli për kontributin e Zelës në fushën e etnografisë e të folklorit. Ajo tha se në Institutin e Antropologjisë ( ish Etnografisë) ruhen në një dosje voluminoze të veçantë punimet e autorit dhe prof. Aferdita permendi disa nga punimet e tij që ndodhen në dhjetëra fletore .
Zoti Riza Vata, nga Surroj , që e mori fjalën me pas, solli si dëshmi të dashurisë së inxh. Kamberit për fshatin e tij të lindjes nje fletore të punuar me dora në mënyrë artistike me krijimet folklorike të Kamber Zelës dhe i dhuroi një kopje familjes dhe një kopje Shoqatës ” Luma”.
Veterani i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Iljaz Bileri theksoi se Kamber Zela ishte Veteran i Luftës NC për të cilën ai fliste dhe shkruante me vërtetësi.
Pothuajse të gjithe oratorët që folën vunë në dukje nevojën për të grumbulluar punimet e Inxh, Kamberit sipas fushave dhe per t’i botuar ato. Ndërkohë ata theksuan nevojën për vlerësimin e kontributit të Kamber Zeles nga institucionet e pushtetit vendor dhe qendror.
Kryesia e Shoqatës atdhetare e kulturore “Luma” e nderoi Kamber Zelën me një Certifikatë Mirënjohjeje, e cila iu dorëzua Familjes nga nënkryetari i Shoqatës zoti Xhavit Lashi ,i cili dhe drejtoi veprimtarinë. Në fund , në emër të familjes foli e falënderoi e bija e inxh. Zeles,Lindita Zela Halili, mësuese e Gjuhës dhe letërsisë në Shkollën e Muzikës “ Preng Jakova”në Shkodër.
Sali Onuzi

Rrofte populli heroik i Lumes qe vrau 10 mije ushtare serb te car aleksandrit dhe 300 partizane sllavista te brigades V te Shefqet Pecit,,qe pushtua Kosoven ,Kukesin dhe gjithe Shqiperine.