Vajzat që mbarojnë klasën e gjashtë në Afganistan nuk lejohen të vazhdojnë më tej arsimimin.
Talebanët e kanë ndryshuar vendimin që morën kur erdhën në pushtet në lidhje me arsimimin e vajzave dhe ministria e Arsimit njoftoi se të gjitha shkollat për vajzat për klasën e 6-të e në vazhdim do të mbyllen deri në një njoftim të dytë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bakhtar është vendosur edhe që të dizejnohet një uniformë shkolle për vajza bazuar në ligjin e Sheriatit, kulturën dhe traditën afgane.
a.m/dita
