Universiteti Bujqësor, 67 programet ku do të garohet përgjatë 2022

J L

Janë 67 programet e studimit që do të mund të ndjekin maturantët dhe studentët përgjatë pranimeve të vitit të ri akademik 2022-2023 në të gjitha fakultetet që janë pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas udhëzimeve të shpallura, organizimi i studimeve në këtë institucion të arsimit të lartë publik zhvillohet në pesë fakultete.

Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit gara do të zhvillohet për pranime të reja në 6 degë studimi të ciklit të parë “Bachelor”, si dhe 8 programe studimit të ciklit të dytë “Master”. Për Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit do të garohet për 3 programe të ciklit të parë, si dhe 5 programe të ciklit të dytë. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Pyjore maturantët do të konkurrojnë për pranimet e reja në 3 degë, teksa studentët që kanë mbaruar ciklin e parë do të mund të vijojnë garën për 4 programe studimi të ciklit të dytë të nivelit profesional dhe shkencor. Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit është edhe struktura ku do të jenë më shumë programe studimi ku do të garohet për pranimet e reja gjatë këtij viti. Konkretisht në këtë fakultet gara për maturantët do të zhvillohet për pranimet në dhjetë programe studimi, ndërsa për ciklin e dytë pranimet do të realizohen në 15 degë të ndryshme. Për fakultetin e Mjekësisë Veterinare do të garohet për një degë studimi të ciklit të parë, si dhe dy degë të ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”. Në vijim të shkrimit gjeni të plotë ndarjen e degëve ku do të konkurrohet për kuotat e reja të pranimeve që do të realizohen gjatë vitit të ri akademik 2022-2023.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë, pranimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruarat ë ciklit të dytë, është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për konkurrimet që do të realizohen në korrik të këtij viti. Për secilin program studimi janë përcaktuar tashmë edhe kriteret e pranimit mbi të cilat do të bëhet seleksionimi i maturantëve që do të mund të vijojnë studimet e larta universitare të ciklit të parë.

Për këtë cikël studimesh bëhet e ditur se përzgjedhja e fituesve do të përcaktohet nga vlerësimi i kritereve të tilla, si: mesatarja e shkollës së mesme përfshirë këtu edhe notat e provimeve të maturës shtetërore, koeficientet e përcaktuar nga secili fakultet për çdo profil të shkollës së mesme, kriterin e lëndës me zgjedhje, si dhe numrit të kuotave të përcaktuara për çdo degë. Shumatorja e pikëve të siguruara nga këta tregues përbën edhe rezultatin final që maturanti apo kandidati siguron në garën e pranimeve të reja të këtij viti. Në çdo program studimi, renditja në listë nis me kandidatët që kanë siguruar pikët më të larta, për të vijuar në rend zbritës deri tek kandidati me rezultatin më të ulët. Kështu fitues do të jenë të gjithë maturantët që kanë pikët më të larta referuar numrit të kuotave të aprovuara për secilën degë studim. Gjatë ditëve në vijim Senati Akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës pritet të miratojë edhe kuotat e mundshme të pranimeve të reja që do të realizohen gjatë këtij viti. në këtë cikël studimi. Maturantët po vijojnë tashmë me përgatitjet finale për të përmbyllur ciklin e Maturës Shtetërore 2022 me katër provimet që do të zhvillohen përgjatë muajit qershor. Edhe për maturën e këtij viti maturantët do të japin 3 provime të detyruara që do të zhvillohen në lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje, e cila është përzgjedhur sipas preferencave të maturantit nga lista zyrtare e miratuar më herët nga MAS për çdo profil të shkollave të mesme.

Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar një program të plotë studimi të ciklit të parë do të mund të vijojnë garën për të ndjekur studimet e ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor” sipas kritereve të përcaktuara nga vetë fakultetet. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve.

Pranimi në programet e ciklit të dytë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë dhe plotësojnë kriteret e pranimit të institucionit të arsimit të lartë ku ata aplikojnë. Kriteret e pranimit të kandidatëve në programet e ciklit të dytë të studimeve përcaktohen nga njësia bazë ofruese e programit. Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj përcaktohet me akt nënligjor të ministrisë përgjegjëse të arsimit të lartë. Institucionet e arsimit të lartë mund të njohin kredite të përfituara në programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit “Master i shkencave”.

FAKULTETI I EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT (FEA)

Programet e studimit në ciklin e parë “Bachelor

  • Menaxhim Agrobiznesi
  • Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural
  • Ekonomiksi e Aplikuar
  • Financë Kontabilitet
  • Informatikë Biznesi
  • Menaxhim i Turizmit Rural

 

 Programet e studimit në ciklin e dytë “Master profesional”

  • Menaxhim i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit
  • Ekonomi dhe Politikat Agrare
  • Menaxhim Informacioni në Agrobiznes
  • Menaxhim i Turizmit Rural
  • Financë Bankë Master Profesional

 

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master shkencor”

  • Administrim i Ndërmarrjeve
  • Ekonomi dhe Politikat Agrare
  • Financë Kontabilitet

 

FAKULTETI I BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT (FBU)

Programet e studimit në ciklin e parë “Bachelor”

  • Teknologji Agroushqimore
  • Vreshtari Enologji
  • Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit

 

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master profesional”

  • Cilësia dhe Siguria e Ushqimeve
  • Analizat e Ushqimeve

 

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master shkencor”

  • Bioteknologji Ushqimore
  • Teknologji Agroushqimore
  • Vreshtari Enologji

 

FAKULTETI I SHKENCAVE PYJORE (FSHP)

Programet e studimit në ciklin e parë “Bachelor”

  • Inxhinieri Pyjore
  • Dizajni i Mobiljeve dhe Interierit
  • Inxhinieri Perpunim Druri

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master profesional”

  • Menaxhimi i Integruar i Pyjeve me Bazë Komuniteti
  • Konstruksione druri

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master shkencor”

  • Inxhinieri Pyjore
  • Inxhinieri Përpunim Druri

 

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM)

Programet e studimit në ciklin e parë “Bachelor”

  • Biologji Marine dhe Akuakulturë
  • Hortikulturë
  • Arkitekturë Peizazhi
  • Menaxhim i Burimeve Natyrore
  • Agronomi
  • Agromekanizim
  • Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale
  • Bioteknologji Zooveterinare
  • Inxhinieri Agromjedisi
  • Agrobiologji

 

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master profesional”

  • Menaxhim Mjedisi
  • Zhvillim Rural dhe Mjedisor i Qëndrueshëm
  • Mbrojtja Kimike dhe Fitofarmacia
  • Teknologjitë e Avancuara në Hortikulturë
  • Teknologjitë e Prodhimit në Akuakulturë
  • Arkitekturë Peizazhi
  • Komunikim dhe Ekstension Bujqësor

 

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master shkencor”

  • Agronomi
  • Zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale
  • Akuakulturë
  • Hortikulturë
  • Mjekësia e Bimëve
  • Inxhinieri Agromjedisi
  • Energjitë e Rinovueshme
  • Menaxhim i Burimeve Natyrore

 

FAKULTETI I MJEKËSISË VETERINARE (FMV)

Programet e studimit në ciklin e parë “Bachelor”

  • Menaxhim Veterinar

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master profesional”

  • Menaxhim Veterinar

Programet e studimit në ciklin e dytë “Master shkencor”

  • Mjekësi Veterinare
Share This Article
2 Comments
  • Po shteti i kontrolluar nga elita globale qe lejon degradimin e bujqesise. Pse ndosh? Per Grand Reset pra.

  • Presidenti i pensionistëve rural 99 vjeç që po rregjistrohet i pari si student në Universitetin bujqësor që duam. says:

    Ne pensionistët rural që kemi ngelur në fshat se të gjithë të rinjtë kanë emigruar kemi vendosur që inblok , të tërë, pleq e plaka, të rregjistrohemi në degët e panumërta të Universitetit bujqësor dhe së bashku me Akademinë e barinjëve ti kthejmë faqen bujqësisë dhe blegtoris në vënd duke aplikuar dijet e përparuara që do të marim mbas përfundimit të Universitetit bujqësor që duam që shoku Rama e ka bnjakëzuar edhe me universitetin bujqësor të Harvardit që na hap perspektiv të punojmë edhe në fermat amerikane.

    Ne pensionistët rural vdesim por nuk dorzohemi është mesazhi ynë kryeministrit shokut Edi që na ka hapur shkollat , universitetet që ne të studjojmë duke kompensuar me sukses mungesën e të rinjëve në moshë për shkollë dhe punë.

    Një këshillë shokut Rama që kur ne pensionistët rural të shkojmë në atë botë, meqë fëmijët tan janë rregulluar mirë në vëndet ku kanë emigruar dhe nuk kthehen më, që të mos ngelen bosh fshatrat dhe bangot e Universtetit bujqësor dhe të mos ndërpritet zhvillimi rural që tani të filloj ripopullimi i vëndit me deportimin e skllevërve nga Bagladeshi dhe Nigeria.

    FLM Dita, FLM shoku Edi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *