Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka bërë me dije se pavarësisht situatës së vështirë energjetike në vend për shkak të thatësirës por dhe situatës gjeopolitike, nuk do të mungojë energjia elektrike dhe nuk do të ketë as rritje të çmimit.
“Kushte të mira ne konsiderojmë kur të kemi shira në kaskadën e Drinit. Menaxhimi i KEESH ka qenë persistent, është menaxhuar situata mirë. Të gjitha të dhënat që drejtori i KEESH sapo dha tregojnë qartë se kjo situatë po menaxhohet, e gjithë ndërmarrja e KEESH është në krye të detyrës.
Ajo që ne garantojmë dhe është e rëndësishme që ta themi është se energjia nuk do të mungojë për qytetarët, qeveria ka marrë përsipër që të mbulojë shpenzimet e shtuara për familjarët dhe biznesin e vogël, kemi mbrojtur dhe 7 mijë për biznesin e mesëm. Çfarë drejtori tha më sipër tregon dhe njëherë të gjithë angazhimin tonë për të ofruar energji pa ndërprerje”, tha Balluku.
o.j/dita

Kujt ja tregon nivelin e Fierzes ti moj?
Malet jane plot me bore dhe ngrohja e motit favorizon shkrirjen e debores. Ja fut kot,per te mashtruar popullin gjoja po blini energji elektr.
Mendoj se nuk eshte per te qeshur dhe as per sfilate mode, por eshte nje krize e thelle per vendin, te cilen duhet ta ndjeje edhe kjo ministrica.
kjo eshte specialiste e mirefillte energjetike. Po ta pyesesh cfare punon, kjo nuk di te tregoje.Kjo idiotja nuk arrine te kuptoje qe ne vitin 2021 eksportuam 2 800 443 kwh, importuam 2 252 548 kwh, pra jemi ne bilanc me plus 547 895 kwh dhe nderkohe kemi shpenzuar 285.5 mln euro ne blerje. “Me mire nje armik te mençur se nje mik te marre. MERR TE TE PUTHE E TE HA ME DHEMBE”. Keto bletet punetore te Rames nuk bejne mjalte,por m*t.
E more ne qafe burrin e shkrete.E le me efekte anesore.