Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë në afërsi të Dervenit, pranë një karburanti.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, 4 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.
Në aksident janë përshirë një makinë tip ‘Benz’ me targë AA 385 TL’, një ‘Golf’ me targa ‘AB 700 XG’ dhe një ‘Benz’ tjetër.
Aksi Fushë Krujë-Milot është prej vitesh njollë e zezë e aksidenteve rrugore.
Pranë kryqëzimit të Gramzës, në 6 mars u përplasën dy automjete, si pasojë humbën jetën 5 të rinj.
Në të njëjtin vend, dy vite më parë nga një përplasje fatale humbën jetën katër persona.
Nëpër gjatësinë e rrugës të zë syri lapidarë që kujtojnë edhe viktima të tjera nga aksidentet e mëparshme.
a.m/dita

Dyshohet se ka qene parakalimi?!?!
Parakalim i gabuar????????????
A duhej te kishin krahe makinat qe te mos perplasen???
Mund te kete qene edhe fluutrim i gabuar.
Mjerane fshti te punesuar ne gazeta e TV.