Shkëlqimi dhe rënia e kotësisë: Ikja që s’i dhemb askujt dhe “karta morale” e PD-së e humbur në ’92 që nuk u gjend më kurrë

redaktor

 

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

Dorëheqja e z. Lulzim Basha nga drejtimi i një pjese të PD-së, pjesës më të vogël të saj, ishte e vonuar dhe e imponuar. Kjo dorëheqje nuk tregon kurrfarë vizioni, vlerash apo parimesh demokratike nga të cilat udhëhiqej dhe udhëhiqet dorëheqësi.

Për një njeri që ka ardhur thuajse nga hiçi dhe është katapultuar brenda natës në nivelet më të larta partiake dhe qeverisëse, që iu bashkua vullnetarisht një partie politike tërësisht të degraduar në parimet dhe moralin e sjelljes politike, që vetë ai s’pati kurrë një mendim apo ide origjinale, por ishte thjesht adhuruesi, mirënjohësi dhe ndjekësi i atij që këtë parti e krijoi për interesat e veta dhe e katandisi si mos më keq po për këto interesa, ky njeri pra do të ikte në mënyrë jo parimore, ashtu siç kishte ardhur 17 vjet më parë.

Ikja e tij nuk i dhëmb askujt dhe nuk i sjell asnjë dëm popullit dhe vendit. Ikja e një njeriu publik që nuk ka shkëlqyer askund dhe që s’ka arritur kurrë të ketë dhe shfaqë një individualitet politik, që nuk është shquar për ndonjë nivel të lartë inteligjence dhe, çfarë është më e rëndësishme, nuk ka shfaqur personaliteti qytetar dhe publik të admirueshëm, është ikja e asgjësë.

“Shkëlqimi” i tij si njeri publik ka qenë një artificialitet dhe iluzion i krijuar nga propaganda politike partiake, nga miklimi, përkrahja dhe makiazhi që i ka bërë atij, kryesisht, ai që kishte menduar ta vinte dikur në poltronin e vet si një kukull, fijet lëvizëse të së cilës do t’i luante vetë promovuesi në teatrin e gënjeshtërt të politikës shqiptare.

Me buzëqeshjet e shtira, shikimet tinëzare dhe imitimet artificiale të sforcuara që përpiqej t’i bënte atit të tij shpirtëror e politik, Lulzim Basha ishte një hiç politik, i padobishëm. Ashtu siç u ngjit në sferat më të larta politike e qeverisëse pa kontribute, aftësi dhe merita, po ashtu po largohet pa iu dhimbsur kujt dhe pa lënë gjurmë në historinë e politikës dhe shtetarizmit shqiptar.

Ai, personalisht, nuk ka humbur asgjë, sepse pas 17 vitesh në politikë është sot një milioner që përbetohet rrejshëm për popullin dhe të varfrit, por që në thelb s’e lidh asgjë me ta. E vetmja gjë që ka humbur është ati i tij shpirtëror Sali Berisha, i cili tani si prish asnjë punë.

Basha nuk e humbi Berishën për shkak parimesh morale e politike dhe as me vullnetin e vet, por e humbi i shtyrë nga presioni amerikan dhe nga vullneti personal për pushtet. Sali Berisha ka qenë dhe mbeti një individ me formim cubi që e kreu mirë detyrën e banditit politik në gjithë karrierën e tij. I udhëhequr nga kjo psikologji i ka zgjedhur bashkëpunëtorët e tij, ndër ta edhe Lulzim Bashën.

Ky i fundit do të duhej të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD-së sapo iu kërkua përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i asaj partie. Mirëpo Basha, nuk kishte as parime dhe as aftësi për të kuptuar raportin e forcave brenda partisë. Ishte thjesht një toç.

Edhe në deklaratën e dorëheqjes ai shfaqet i tillë, as parimor dhe as inteligjent. Gjithsesi, ai nuk mund të bënte ditën e dorëheqjes atë që as ka dashur dhe as ka mundur ta bëjë përgjatë 17 vjetëve të karrierës politike. Prandaj, ndër të tjera, ai tha:

“Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisjeje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies… Një qeveri (që vjen si vullnet i njerëzve) u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill… Për të ndihmuar PD-në dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore… kam vendosur të dorëhiqem nga detyra e kryetarit të PD-së… Do të vazhdoj të punoj për këtë ringritje të PD-së rreth vlerave, parimeve dhe standardeve tona si demokratë”.

Deklarata e tij i ngjan britmës së një njeriu të sëmurë rëndë i cili, ndërsa ndodhet i shtruar në spital, bën sikur iu qan hallin njerëzve që shëtisin në bulevard dhe rënkon nga pamundësia për t’iu shërbyer atyre.

Gjatë 17 viteve të karrierës së tij politike, L.Basha nuk ka pikasur kurrfarë sjelljesh antidemokratike dhe as shkeljesh ligjore nga partia “e tij” dhe figurat drejtuese të saj. Deri kur Ati i tij politik i doli përballë (siç tha vetë, Sali Berishën nuk mund ta njohësh pa e pasur përballë) çdo gjë shkonte vaj me partinë, me moralin dhe sjelljen e saj dhe të idhullit politik, pastaj gjithçka ndryshoi si me magji.

Përveç se të keqen e sheh gjithmonë jashtë vetes dhe vetëm tek kundërshtari politik, Lulzimi bën edhe pohimin domethënës se ndasitë midis “demokratëve” janë joparimore. Me një fjalë, ai na thotë se të gjithë në PD janë njësoj dhe ndasia ka ndodhur për shkak të luftës për kreun e partisë. Ai shkon edhe më tutje, duke na folur për “vlerat, parimet dhe standardet tona si demokratë”.

Kur i dëgjon broçkulla të tilla, shqiptari i thjeshtë pyet veten: Mos e ka fjalën për falsifikimet dhe dhunimet e zgjedhjeve nga partia e vet dhe pushtetet e saj; për rrahjen, burgosjen dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve po nga pushteti i tij; për tentativat për marrje të pushtetit me dhunë apo konfrontimet e armatosura jug-veri të iniciuara nga partia e tij; për veprat e mëdha korruptive si ato në ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, privatizimet e sektorëve të naftës apo komplekseve sportive etj.etj.?!

Lulzim Basha ishte dhe mbetet shembulli i spikatur, ndonëse jo i vetëm, i njeriut që hyn në politikë pa pasur parime dhe ideale, pa pasur personalitet dhe as individualitet politik, por thjesht nga etja për pushtet dhe ndihma rastësore dhe fatlume që rrethanat dhe politikanët e pamoralshëm dhe djallëzorë i japin kotësisë të ngjitet në fronin e madhështisë, madhështisë së rreme.

“Ylli në ngjitje” rezultoi një fishekzjarr i padobishëm, megjithëse i zhurmshëm.
Që nga koha kur u vendos formalisht si kryetar i PD-së, përveç sjelljeve antidemokratike që ia ofronte dhe e shtynte drejt tyre kryetari real që qëndronte në prapaskenë, L. Basha nuk ka pushuar së gajasuri popullin shqiptar, duke evokuar kohën kur ishte adoleshent dhe shkonte i veshur me pantallona të shkurtër nëpër mitingjet dhe demonstrimet e dhunshme të PD-së, si “antikomunist i lindur”.

Është përpjekur dhe vazhdon ende të na përrallisë me historinë “e lavdishme” të partisë që e mori nga hiçi, e bëri dikushi dhe e ktheu në hiç. Në 22 mars ai shkruante: “30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste… PD është shpresa e vetme e shqiptarëve…”.

Duke qenë një individ që nuk ka zënë fare mend nga rreth dy dekada përfshirje në politikë, ky kloun e mendon historinë e Shqipërisë sikur ka nisur me ardhjen në pushtet të PD-së, nuk sheh tek ajo kurrfarë gabimesh e fajesh, lëre më krime, e sheh të keqen e Shqipërisë vetëm tek kundërshtarët politikë të cilët s’e lejuan të rivinte në pushtet me “masakra elektorale” se, përndryshe, populli shqiptar po vdiste nga meraku dhe besimi tek ai.

Përveç se vetë fodull i klasit të parë, nuk pati rreth vetes asnjë këshilltar të mençur dhe dinjitoz që t’i tregonte se “diktatura komuniste” u përmbys qysh në dhjetor 1990 kur u lejua pluralizmi politik (sistemi kapitalist); se në 22 mars 1992 shqiptarët e votuan në shumicë PD-në për shkak të rrethanave historike dhe, mbi të gjitha, se nuk e njihnin; se vetëm katër muaj më vonë (sapo filluan ta njohin) shqiptarët e nxorën atë në opozitë; se duke zgjedhur PD-në e drejtuar nga një “minues i demokracisë dhe i korruptuar i madh” nuk ishte e mundur që shqiptarët të kishin fituar demokracinë; se demokracia nuk është parti politike dhe as pushtet i një partie, cilado qoftë ajo; se një parti politike që për 30 vjet nuk ka fituar asnjëherë 50% të votave dhe ka humbur në mënyrë spektakolare, edhe kur ka qenë vetë në pushtet, nuk është e mundur të jetë “shpresa e vetme e shqiptarëve”, etj.etj..

E vërteta historike është se, jo vetëm Lulzim Basha, por asnjë individ tjetër politik që do të merrte përsipër “vazhdimësinë” berishiste nuk do të mund ta bënte atë parti konkurruese dhe fituese të pushtetit qendror. Nuk mund të rikthehesh në pushtet duke mbajtur flamurin e teorive dhe praktikave që të kanë larguar dërmueshëm nga pushteti me votë plebishitare.

Për t’u bërë parti konkurruese dhe rifituese e pushtetit, sipas bindjes time, PD-së i nevojiten tre hapa: një ribashkim parimor dhe me marrëveshje nga të dy gjysmat e saj; një dënim parimor i gabimeve, fajeve dhe krimeve të kryer prej strukturave të saj politike dhe qeverisëse tash 30 vjet; zgjedhja e një kryetari të ri, duke e përjashtuar pamëdyshje Sali Berishën.

Vetëm një individ, politik ose jo, që nuk ka bërë pjesë asnjëherë në klanet e asaj partie, do të mund të bënte ribashkimin e vërtetë dhe të dobishëm. As ithtarët berishistë dhe as antiberishistët nuk do ta arrijnë rithemilimin demokratik të kësaj partie.

Sali Berisha ka më shumë se gjysmën e anëtarësisë partiake dhe të bërthamës votuese me vete dhe mund të rizgjidhet kryetar i partisë, por një parti e tillë, e cila rikthehet mbas 30 vitesh tek kryetari i vjetër, tashmë jo vetëm i plakur fiziologjikisht por edhe i diskredituar politikisht e moralisht, nuk ka gjasa të rivijë në pushtet. Dhe, as nuk duhet të rikthehet në pushtet.

Berishizmi përfaqëson përpjekjen individuale për krijimin e një partie politike për t’i shërbyer ngjitjes në pushtet të një individi dhe, pastaj, përdorimin e asaj partie politike kryesisht për interesat politike, dhe jo vetëm, të atij individi, sipas parimit të përsëritur të vetë Sali Berishës se “Pas meje u bëftë kiameti” dhe se “Me familjen dhe veten time nuk vë PD-në dhe asgjë tjetër”.

Jo vetëm Berisha, por edhe bërthama e “elitës” politike partiake që i vjen rrotull dhe i bën fresk janë individë politikë të sprovuar dhe të diskredituar. Berishizmi ishte dhe mbetet një hipokrizi e tejskajshme politike, një sjellje dhe praktikë vulgare, harbute dhe antidemokratike të cilën shqiptarët e kanë refuzuar dhe duhet ta refuzojnë masivisht.

Ndërsa deputeti demokrat Mark Marku pohoi, me të drejtë, atë që e dinë të gjithë shqiptarët, se “Partia Demokratike, kurrë në jetën e saj nuk ka bërë zgjedhje të lira e të ndershme”, kandidati këmbëngulës për të rimarrë drejtimin e saj dhe, njëkohësisht, fajtori kryesor për fajet dhe krimet e kryer nga qeverisjet përkatëse, z. Berisha bënte thirrje: “Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve… rikthimi tek vota e lirë është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe fitoren e PD-së”.

Duke u ndjerë triumfues brenda stanit të tyre politik, berishistët e thekur bëjnë thirrje sot për “katarsis, kthim në normalitet dhe tek karta e dikurshme morale”. Mirëpo, “katarsisin” ata e duan për nëntë vitet e fundit dhe jo për gjithë periudhën tridhjetë vjeçare. Kthimi në normalitet nuk është kthimi tek berishizmi, sepse berishizmi përfaqëson anormalitetin, por ikja prej tij, dënimi i tij dhe kthimi në parimet demokratike në marrëdhëniet brendapartiake dhe ato me popullin dhe sistemin pluralist.

Kthimi tek karta morale, që ata propagandojnë, është kthimi tek asgjëja, sepse këtë “kartë morale” PD-ja berishiste e ka humbur në korrik 1992 dhe s’e ka fituar kurrë më. Karta morale e berishizmit është kartë e skaduar pa të drejtë dhe mundësi rinovimi.

Një PD e ribashkuar rreth Sali Berishës do të ishte vetëm akti i n-të i demonstrimit të berishizmit, tashmë edhe me damkën e “non grata”-s. Individët brenda asaj partie që nuk kuptojnë ende se statusin i padëshiruar (“non grata”) Berishës ia ka dhënë populli shqiptar shumë kohë përpara se t’ia dërgonte peshqesh qeveria amerikane, nuk kanë as ndërgjegjen dhe as intelektin e nevojshme për t’i shërbyer popullit shqiptar dhe vendit.

 

 

Share This Article
20 Comments
  • Gaz Paja investitor strategjik. Viktor pa Saliun ti nuk ha buke. Mut mund te hash ,por buke jo

    • @ Gaz Paja investitor strategjik
      Nese Viktori nuk ha buke pa Sali Berishen, ti duket se buke ke ngrene vetem me Sali Berishen, madje i ke ngrene edhe mutin, pasi ” opinionit ” tend fyes per Viktorin dhe gazetaret e tjere te DITES qe s’te pelqejne, i vjen era e mutit me te cilin Berisha ka ndotur Shqiperine prej 30 vitesh. Kur s’ke as mend as fuqi karakteri te polemizosh me nje shkrim, atehere do te fyesh autoret e shkrimit. Je fatkeq pasi, te ka mbetur te ushqehesh me mutin e Sali Berishes deri sa te shkosh ne boten tjeter pasi ai s’ka kurrfare gjasash te shkoje atje ku ka qene, por ose ne burg ose ne gropen 2 m2.

  • Shemtira shqiptare karravidhe (Gaforre) ngjiten pas pushtetit mashtimeve dhe vjedhjeve!

    Hiquni qafe shqiptareve se i keni lodhur shume!

  • Mos u merrni me vogelsira,mos vazhdoni te shplani trute e shqiptareve,se keshtu do t’i sherbeni zhdukjes se Shqiperise si shtet dhe shqiptaret do vazhdojne te mos e quajne me Shqiperine vendin e tyre!
    Ju thoni se Luli e paska gjetur gati postet!
    Po Berishes a nuk ia dhane postin gati Ramiz Alia ,Sigurimi i Shtetit,UBD-ja etj?
    Po Rames a nuk ia dhane dhurate qenien ne qeveri dhe politike?
    Pra fillojeni nga e para,se prandaj kemi vuajtur keto 31 vite dhe do vazhdojme te vuajme deri sa te dalin ATDHETARE IDEALISTE,qe t’u hapin syte e te vertetes shqiptareve!
    Mjaft u moret me pasojat,se ato i shohin te gjithe,bile ato me kryesoret i ka fshehur dhe vazhdon t’i fshehe e gjithe media,por merruni me SHKAQET!
    Zgjidhja e vetme e jona eshte SHPORRJA NGA POLITIKA e te gjithe krereve qe sunduan vendin keto 31 vite,duke nxitur daljen ne politike te njerezve te rinj qe qajne hallet e shqiptareve realisht!
    Por kjo do behet kur ju te mos mbushni faqet e gazetave me shkrime skolareske,qe kane vleren si te citateve te dikurshme te Mao Ce Dunit,njeri nga te cilet thoshte “Mos u bini me qafe femrave”!
    Pranojeni dhe argumentojeni hapur se te gjithe ata qe uzurpuan pushtetin keto 31 vjet ne Shqiperi kurre nuk qeverisen por SUNDUAN SI DIKTATORE!
    Pra nuk kemi patur asnjehere as demokraci dhe as shtet ligjor!
    Ndryshe do ju sherbeni diktatures e jo shqiptareve!

    • Mediat jan goja e politikës . Dhe jan po aq fajtor sa edhe pushtetarët . Kta e kan ndar tortën që me koh.. asgjë nuk prodhohet në shqipri. As ver e Raki. Edhe ato me hile . Edhe djathi edhe duhani . Me pak fjal aty ske kujt ti drejtohesh. Nuk ka pronar të mirfillt. Turpi i botës nuk kompesuan kurr te perndjekurit politik. Aaa po Fatos Nanos ky palloshi e dëmshperbleu per burgun që bëri. Po ashtu edhe Nexhmie Hoxhën e shperbleu vet F. Nanua . Ja pra kto i kan harruar e tani çdo gjë ka marr fund. Veç nga diaspora po erdhi nai ndryshim se ata që jetojn në Shqipri e lan mëndjen ku të zën nai pun në administrat . Kot saper të shënuar emrin. E kta komunistat gjith qef që Edvini u bë mbret. Per çdo gjë atë kan. Shqperin e mori lumi.

  • Mos u merrni me Bashen,por me te gjithe PD-ne,se PD-ja me ne krye Berishen i ka sherbyer armiqve te Shqiperise,prandaj kjo parti duhet nxjerre jashte ligjit si BANDE TERRORISTE!
    A nuk mjafton,qe edhe tani,qe SHBA e cilesoi Berishen NON GRATA,banditet e Berishes ulurinin kunder SHBA!

  • Artikull i sakte, i mencur, i shkelqyer,i dobishem per te gjithe si te gjitha shkrimet e mepareshme.
    urime.

  • I thoni ketij analfabeti qe Kurrizo i Dragobise upsss i Vucidolit dhe kopili i Dulles nuk kane shume dallime nga njeri tjetri. Kjo quhet luftë brenda llojit. I vetmi dallim eshte qe Kurrizo eshte karte e djegur perfundimisht…

  • Z.Viktor.Keto i kemi degjuar e ster degjuar per 30 vjete se cfare morali kane fitoret e Saliut .Mire bene qe i permend se shqiptaret e harrojne shpejte dhimbjen nga morali i Pd .
    Thiken e ngul sikur je duke operuar nje mi ne laboratorin e politikes shqiptare .Ajo thike duhet ngulur thell qe kanceri Berisha te mos infektoje me popullin shqiptare.
    Une e gjukoje ndryshe kete moral te Pd . Ne Mars te 92 nuk erdhi ne pushtet Pd por pislleqet qe ndertoje Ramiz Alia me Fotos Nanon .Fatosi, si lojtare i ri ne politiken shqiptare, ju bind Ramizit dhe pushtetin e leshoje.Ky eshte morali i vertet i fitores se Saliut ne 92.
    E gjithe propaganda dhe Medjat e konsideruan kete moral fitore e demokracise mbi komunizmin shqiptare .
    Keshtu vazhduan ti bien fyellit antikomuniste qe ne sot vuajme nga mundesa e moralit pozitive .Morali dhe propaganda ,qe bente Saliu, ishte se cdo gje qe populli kishte realizuar ne komunizem duhej shkaterruar. Populli dhe PS ulen koken para ketij morali sa u zgjuan nga gjumine 97. Populli ja theu hundet Saliu por jo politika e Drejtesija qe ishte prone e berishizmit .Saliut ju kujtuan vitet e tmerrit qe i futi shqiptarve dhe erdhi perseri ne pushtet e me doren e Nanon ne 2005. Ps kishte nevoje te bente pak pushim nga dehja e sukseseve dhe pranoje rrotacjonin me moralin e piste. Me pas me LSI, qe per intereast e popullit, beri sex me Pd.
    Tani, qe kaosi ne Pd ka marr rrukulline, drejt degradimit si parti politke,nxjerr perseri koke morali i deshtimeve dhe pervojes se 92 te Saliut .Pd, me kokat, qe sot perfaqsojne vullnetin e ardhjes se saj ne pushtet, kerkojne eksperiencen e Saliut ne 92,2005 e te 2009. Sot kjo eksperience e moral mund te triumfoje ne se pisllekun ,”per hater te popullit dhe rrotacjonit” e bene Rama me Rilindasit qe si ngjajne me Nanos .
    Nga gjithe ky moral fitojne si gjithmone te laret e te palaret nga leshi i mykur i matrapazlleqeve politke ne 30 vjete demokraci . Nese ky moral dote pelqehet nga populli mos kerkoni moral tjeter nga politka dhe politkanet .

  • REDAKSIA – Kam bere edhe une nje koment brenda rregullave te etikes. Nuk dua te besoj se do ta censuroni.

  • Ikja e Bashes duhet te kishte ndodhur para shume kohesh.Ai,me mendimin vetem perfitues te vlerave financiare,nuk arriti te ruante edhe ndonje vlere morale qe mund te kish kur nuk e njihte njeri.Basha u katapultua ne politike nga ustai i tij pas bemave ne Kosove gjate luftes.Me peronalitet te rendomte,u zvarit per shume vite dhe nuk arriti asnjehere te behej drejtues partie,se lider me karizem nuk behej dot.Ai ishte dhe mbetet nje “Vegel”qorre ne duart e Sali Berishes.Edhe veprimi “burreror” qe beri per largimin e Saliut nga Grupi Kuvendor iPD-s e beri nen mbrojtjen e Ambasades Amerikane,duke u perpjekur te “shpetonte” nga ndonje beme e tij.Lufta qe beri Sali Berisha kunder tij s’ka asgje parimore por thjesht per tu mbrojtur duke perdorur partne si mburoje,te cilen Amerikanet kerkuan t’ia hiqnin.Pas doreheqies,Luli,nuk largohet ,se do te kerkoj ta perdor partine per mbrojtjen e tij,njesoj si “Ati”tij shpirteror.Ata te dy jane te pa ndashem ne bema, dhe ngjajne si dy pika uji.

  • Mjafton te shohesh foton dhe ke kuptuar lidershipin e PD njeri ( Lulka ) fle ne kembe si gjithmone dhe babai i tij i rrenuar qe mezi i mbahet prostata goxha perespektive ka PD me keta trima

  • Pseudonimi Viktor Malaj thote se PD qe ka qeverisur 13 vite ne keto 30 vjet nuk ka karte morale.
    Por le te shohim ca Karten morale te Partise Socialiste ish e Punes e me pare Komuniste qe ne keto 30 vjet, 17 prej tyre i ka ne pushtet.
    A ka pasur Karte morale ne keto 17 vjet kjo Partia “prane shtresave ne nevoje”?
    Partia Socialiste ne pushtet ka qene e eshte prane vetem te shtreses oligarkeve pasanike qe i ka majmur me tendera si ai i Unazes Re.
    Ne gjithe keto vite, Top-10 e me te pasurve deputete ka qene e gjitha e kesaj Partise “prane shtresave ne nevoje”
    Karta morale eshte protesta e PS ne 21 janar 2011 me Videon Meta-Prifti e me pas bashkqeverisja me gjysmen e asaj Videoje, per ta zgjedhur edhe…President te Republikes!
    Partia Socialiste ka qene prane shtresave ne nevoje duke e Varferuar qe me pas ta kete te lehte ti bleje voten.
    Nese PD per arsyet qe Viktori sheh qenka pa karte morale, ajo Karte morale tek PS ish PPSH dhe PKSH nuk ka ekzistuar kurre. Shembulli me i mire eshte vete pretendimi akoma paturpesisht se mbetet “prane shtresave ne nevoje”, por pa pranuar se prane tyre eshte vetem me varferimin qe u ka bere e qe sot shihet kudo pas 9 vitesh te saj ne pushtet.

    • Nuk i shpeton njeri ndershkimit keta nuk jane politikane por kalamaj kopshti me mendjen e tyre te vobekte akoma nuk e kane marre mesazhin perendimi goditi miliarderet me sekuestrime 1000 miliarde ne total jo keta paliacot qe si ka ne llogari fare, ketyre dordoleceve do tu marin dhe breket e varura ne tel.

  • PD nuk erdhi me bindjen e popullit ne pushtet por me mendimin se duhej ndryshuar pordhitika, kur e pa qe pordhitika e salih shiqere shures bine ere mut nuk e votoi asnjehere, por fitorjen salihit ja dha Agush kellir Metaj i sKaRparit

  • Berisha e perzgjodhi Bashen dhe e udhezoi te vazhdonte ne nket menyre sice edhe e perfundoi.
    Kure e detyruan Zagariun e Berishes te gjuante, ata nuk e dishin qe Zagari i Berishes ishte i lidhure per qafe.
    Pra keni degjuar ndonjeher qe munde te gjuesh me Zagar Lidhure.?
    Zagari, Basha nuk qe i zoti ta kepuste zinxhirin ndaj ngeli te ecte vetem aqe sa ja kishte lene gjatsin Berisha.
    Viktor. Ti Thua: “Lulzim Basha ishte dhe mbetet shembulli i spikatur, ndonëse jo i vetëm, i njeriut që hyn në politikë pa pasur parime dhe ideale, pa pasur personalitet dhe as individualitet politik, por thjesht nga etja për pushtet dhe ndihma rastësore dhe fatlume që rrethanat dhe politikanët e pamoralshëm dhe djallëzorë i japin kotësisë të ngjitet në fronin e madhështisë, madhështisë së rreme.”
    Shum mire e thua.Po Berisha ishte vertet njeri me personalitet.? Ishte vertet njeri me moral.? Po Berisha kishte Parime.? Po Berisha kishte Ideal.?
    Pra Berishes i ka munguar gjithnje keto cilesi qe percaktojen karatktetin dhe personalitetinb e nje kuadri. Berisha po ti kishte keto cilesi nuk arrinte ne kete nivel kaqe qesharak dhe te demshem per ,partin e vet dhe per shqiperin qe e derrmoi me keqe se nje pushtues me i keqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *