Ish-të burgosurit politik. Shteti dhe ligji

redaktor

Ish-të burgosurit politik janë një pjesë e shoqërisë, në të gjitha vendet e Europës Lindore ata janë vlerësuar dhe integruar, ndërsa këtu në vendin tonë vazhdojnë të jenë pjesa më vunerabël. Kontributi i tyre në përmbysjen e diktaturës është minimizuar aq sa mund të themi se nuk duket fare. Dhe kjo nuk është e rastësishme, po të kemi parasysh pleniumin e K.Q.P.P. të vitit 1988, ku Ramiz Alia analizon vendimet e Katovicës dhe jep direktiva të detyruara nga rrethanat për lëshim të ngadalshëm të metodave diktatoriale duke i shndërruar në forma dhe mënyra të ndryshme që do të vazhdonin të ishin në funksion të P.P.SH. e cila do të transformohej në celula që do të ishin partitë e mëvonshme politike. Janë pikërisht këto parti që zbatojnë me përpikmëri ato vendime të cilat kanë në thelb vazhdimin e ndëshkimit të të përndjekurve politik në forma dhe mënyra të reja. Janë pikërisht ligjet numër 7501 për pronat dhe 7514 për zhdëmtimin dhe integrimin e të dënuarve politik, të cilat duke mos u zbatuar i kanë lënë këto 2 shtresa në një gjendje pritje, ankthi, ripersekutimi ish-të burgosurit politik dhe me këtë trajtim që i është bërë kanë treguar se janë një shtresë fisnike e shoqërisë.

Shteti

Shteti është ajo karabina e cila zbukurohet ose shëmtohet nga qeverisjet të cilat janë për shtetin si makjazh, ndërsa për qytetarin si makinë ose e keqe e domosdoshme. Qeverisjet në Shqipëri gjithmonë kanë qenë në funksion të udhëheqjes së vendit drejt klaneve, fakt i cili ka renduar mbi qytetarët, por vlen për t’u përmendur se qeverisja më dinjitoze e cila kishte vlerën më të lartë të lekut në Europë dhe qytetari shqiptar udhëtonte me pashaportën e tij në të gjitha vendet duke u respektuar, ishte koha e viteve ‘30. Periudha ‘44-‘90 e izoloi tërësisht qytetarin shqiptar, i cili ishte një enigmë për të huajt dhe pas viteve ‘90 ata panë dekompozimin moral që kishte bërë diktatura shqiptare. Vitet e mëpasme e përkeqësuan më tepër gjendjen e këtyre njerëzve, të cilët të tmerruar nga këto keq qeverisje janë duke përjetuar ankth, frikë, terror, të mbjellë nga ata që kanë uzurpuar të gjithë pasurinë dhe politikën e vendit. Shteti shqiptar sot është më i diskretituari dhe më i inkriminuari dhe në këtë prezamtim nuk mund të flitet më për shtet ligjor dhe për barazi sociale, pasi këtu kemi të bëjmë me sundim të klaneve të cilat janë të interesuara që të mos ketë zgjidhje për ish-të përndjekurit politik dhe ish-pronarët.

Ligji

Është pikërisht ligji i cili ju a mori lirinë dhe jetën për llogari të diktaturës, është sërish ligji i cili ju njohu të burgosurve politik pafajësinë me ligjin numër 7514, datë 30.09.1991. Ky ligj, edhe pse kanë kaluar 23 vjet vazhdon të mos jetë inmplementuar dhe si rezultat të dënuarit politik as nuk mund të flitet që të integrohen në jetë. Pasi ligji i sipërcituar deri tani ka pësuar me dhjetëra e dhjetëra amendime dhe në fund nuk ka mundur të zgjidhë problemet e kësaj shtrese. Është sërish ligji numër 9831 i cili pasi kanë kaluar 7 vjet, nuk mundet të jetë më eficent sepse ka shumë faktor që e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen në të. Qeveria aktuale premtoi se do të zhdëmtonte të burgosurit politik për një afat 2 vjeçar, por me shifrat e publikuara së fundmi rezulton se do të duhen 12 deri 15 vjet për të përfunduar ky proces pa llogaritur këtu zhvlerësimin që po pëson leku çdo ditë. Janë akorduar 65 milion dollarë për 3 vjetët e ardhshme, nëse do të keni parasysh që borxhi ndaj të burgosurve politik është edhe 300 milion dollarë llogariteni vetë, veç kësaj të burgosurit politik, të lodhur nga vitet e burgut dhe nga zhgënjimet 23 vjeçare po largohen nga kjo botë jo vetëm duke mos gëzuar shpërblimin që ju takon me ligj, por shpesh nuk kanë para për të paguar as shpenzimet e varrimit të tyre. Për këtë arsye i jemi drejtuar Parlamentit me një projekt ligj për të zhdëmtuar fillimisht ata që janë gjallë. Me qëllim që zhdëmtimi i viteve të burgut sipas projekt ligjit të paraqitur të jetë eficent, SH.B.P.SH. ka thirrur të burgosurit politik në datën 05.02.2014, ora 10 tek Akademia e Shkencave për të thënë fjalën në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksion të zgjidhjes së këtij problemi.

Share This Article
3 Comments
  • I DEGJENURAR MORAL JE TI DHE JO SHQIPTARET

    Gjithe respektin e mirenjohjen me te madhe per ata qe u burgosen per idete e tyre politike, edhe pse nje pjese e mire ishin ish bashkepunetore te fashisteve e nazisteve uzurpatore te vendit tone. Dhe bene propaganden e tyre per ate qe kishin ne ndergjegjen e tyre.
    Por nuk mund te pranojme nga nje qelbesire si ti, i ashtuquajturi Skender Tufa, te na quash ne shqiptareve qe e vuajtem si ju, mbase edhe me keq se ju diktaturen enveriste:
    -TE DEGJENERUAR MORALE !
    Parate nese i meritoni duhet t’ja kerkoni atyre qe ju burgosen me o pa te drejte dhe jo popullit shqiptar. Kane vdekur duke punuar shume me teper se sa ishit ju te burgosurit per agjitacion e propagande, per te ndertuar nje te ardhme me te mire per veten e per brezat qe erdhen. E nuk punuan per Enver Hoxhen e Ramiz Aline. E as per Sali Berishen e Azem Hajdarin, qe bashke me ju rrenuat deri ne themele ate qe me djerse e sakrifica, me gjak e barkun thate ndertuam ne ato vite.
    Nese mund te kete te degjeneruar morale e fizike ata patjeter jeni ju, ish te burgosurit e kallepit tend, te mbytur ne vese e rraporte te pista, mes kater mureve qe ju nduken ne nje moral te tille.
    Vazhdo me teorite e Katovices dhe te rrezimit te diktatures qe paskeni bere ju, hajdute te se ardhmes tone.
    Ne se jeni te bindur qe meritoni demshperblime, botoini ketu ne faqet e gazetes proçeset qe ju denuan, qe t’ju japim te drejte.
    Ndryshe rri urte e mos llomotit edhe ato vite qe te kane ngelur per te vjellur vrer, kunder shqiptareve qe MORALIN E KANE PATUR DHE DO TA KENE GJITHNJE TE PASTER.

  • Duhen ndare dy gjera. E para – Kundershtare regjimi komunist. E dyta – Viktima te sistemit komunist. Ne grupin e pare jane ata qe kundershtuan komunizmin me vepra si Kryengritja e Postribes, Revolta e Spocit, Grupi i Deputeteve 1945, Havzi Nela qe u var, Myzafer Pipa qe vdiq ne hetusi, e shume te tjere. Ne grupin e dyte jane viktimat e komunizmit qe bene burg prej familjes apo qe deshen te arratisen. Kjo kategori ku hyn dhe Tufa me shoke nuk mund te mburren se kane qene antikomuniste, se jane vecse viktima te atij sistemi e jo kundershtare te tij prandaj dhe diktatura i la gjalle.

  • Kundershtoj teorine e mesiperme te nje te vetequajturi Diabolik qe shkruan se ekzistojne dy lloj emertimesh per te burgosurit politike !!! Te paret jane ata qe u denuan per nje veprim apo organizim kundra rregjimit Horror e diktatorjal qe pesuam e kaluam te gjithe si popull e te dytet jane viktimat qe mbushen qelite e burgjeve per te pasur force pune te perhereshme minierat e kromit e mineraleve te tjere ku ai sistem e eksportone ne bote me fitimet e kohes e kompromisave ekonomike te asaj periudhe !!! Gaboheni rrende Diabolik !! Dy jane koategorite e te burgosurve ,-1 Politike dhe 2 ordinere !!! E dhe ai i ri apo e re qe vizitonte qelite e burgut me akuzen se ndiqte moden e ishte pro imperjaliste quhet e burgosur Politike se ashtu ishin dhe ligjet e nenet komike-tragjike te asaj diktature te cmendur !!! Sot pas dy dekadash flasim sic duam si i lartpermenduri Diabolik ,,per te minimizuar numrin kolosal te te burgosurve per politike !!! Viktimat ishim ne z. Diabolik qe jetonim jashte qelive , viktimat ishin te gjithe ato qe i perkasin ditelindje se vitit 19944 e deri me 1992 !!! Per periudhen 1992 e deri me sot jane te tjera kushte e Probleme politike,,e sociale qe organet perkatese si gjykatat e forcat e rendit duhet te kryejne detyrat ne baze te ligjit !!! Ndersa revotimin e zemerimin e nje zonje Besiana eshte i pakuptueshem e aspak i drejte !!! Asnjehere ne viktimat jashte qelive te burgjeve nuk jemi te barabarte me viktimat e te burgosurit per politike qe kaluan dekada e dakada jeten neper penxheret me hekura !! Atyreve u takon si nderimi e demshperblimi !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *