“Vetëm në komunizëm stopoi ndikimi i ambasadorëve, Shqipëria rritet edhe kur u thotë JO amerikanëve”

redaktor

 

Në një intervistë dhënë të hënën e 21 marsit, me gazetaren Mira Kazhani, ambasadori italian në Tiranë komenton edhe “fiksimin” e shoqërisë shqiptare me ambasadorin si figurë autoritare, e fuqishme në zgjidhjen e problemeve.

Ai flet gjithashtu mbi përvojën e tij në Uashington dhe shton se një vend si Shqipëria rritet edhe duke u thënë ndonjëherë JO amerikanëve.

Jemi disi të fiksuar dhe besojmë se ambasadorët kanë atë fuqinë e mbinatyrshme. Nga mendoni se vjen kjo ndjesi, kjo lloj psikologjie e njerëzve tanë, e jona?

Ambasadori Fabrizio Bucci: Ky vizioni për ndërkombëtarët sigurisht ka një arsye historike. Shqipëria lindi në 1912-ën. Ama konfirmimi i Shqipërisë si shtet u bë në tavolinë, në Konferencën e Londrës. Konferenca e famshme e ambasadorëve në 1913-ën vuri bazat e Shqipërisë moderne. Pastaj erdhi Lufta e Parë Botërore, Shqipëria u pushtua nga shtatë ushtri dhe pas luftës e në vazhdim ambasadorët janë parë si kontributorët e një Shqipërie të pavarur. Kjo gjë ka mbetur ndër vite. Ka pasur një stopim vetëm gjatë periudhës komuniste.

Pastaj në vitet ’90, kur Shqipëria u bë demokratike dhe u hap, roli i ndërkombëtarëve, i ambasadorëve, e mbi të gjitha i ambasadorit italian ka qenë një rol i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, drejt konsolidimit demokratik. Kështu që në mendjet e njerëzve ka mbetur ende ai mendimi se ambasadorët janë ata që vigjilojnë Shqipërinë, ka nga ata që mendojnë se në prapaskenë qëndrojnë ambasadorët dhe janë ata që manovrojnë jetën politike. Por jo. Jeta politike nuk është më e tillë. Kjo është shenjë e mire, sepse tregon që institucionet demokratike, institucionet politike po konsolidohen.

Ne ndërkombëtarët, dhe këtu flas sidomos për neve, për Italinë, kemi një interes më të madh se të tjerët, kemi një rol që të tjerët nuk e kanë. Kemi edhe një përgjegjësi më të madhe, që të tjerët nuk e kanë. Prandaj jemi shumë të interesuar. Unë ndjek çdo çështje që lidhet me Shqipërinë. Po jo çdo gjë që një ambassador bën, vihet re ose duhet të vihet re.

Mira Kazhani: Po, por nuk është e lehtë të bësh punën e ambasadorit amerikan këtu në Shqipëri. E di që ka një konflikt interesi, por do doja të kisha një mendim nga ju mbi këtë.

Ambasadori Fabrizio Bucci: Nuk kemi ndonjë konflikt interesi e as konkurs me Amerikën, madje ambasadorja amerikane Yuri është një mike e dashur e imja dhe gjej rastin ta përshëndes përmes kësaj interviste.

Kemi në fakt të njëjtat interesa. Jemi të interesuar të konsolidojmë demokracinë në këtë vend. Jemi të interesuar të sigurohemi që reforma në drejtësi të funksionojë. Jemi bashkarisht të interesuar të luftojmë krimin e organizuar, narkotrafikun.

Pra kemi të njëjtat interesa. Sigurisht, fakti që Italia është 60 kilometra larg nga këtu e bën shumë special raportin mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi interesa direkte, historike, gjeografike, kulturore që e forcojnë raportin tonë. Nuk mendoj që është kompeticion…

Mira Kazhani: Jo, jo, por vetëm doja të kuptoja rolin amerikan këtu. Sepse ekziston një grup njerëzish – që nuk janë pak – të cilët sulmojnë dhe thonë se amerikanët i ndezin zjarret dhe na bie ne barra për t’i fikur pastaj.

Ambasadori Fabrizio Bucci: Është një pyetje e djallëzuar (qesh). Le të themi që shpeshherë kemi ide të ndryshme të mënyrës se si mund të ndërhyhet, me mjetet me të cilat mund të ndërhyhet. Kemi kultura të ndryshme, mjete të ndryshme, por kemi të gjithë të njëjtin qëllim.

Sërish sepse ne dhe shqiptarët jemi kaq afër edhe kulturalisht, jo vetëm gjeografikisht, zakonisht thuhet “italianët dhe grekët, e njëjta fytyrë e njëjta racë”. Duke qëndruar në Shqipëri, ky proverb vlen më shumë për ne, për italianët dhe shqiptarët, sesa për grekët.

Ajo që themi kur pijmë ndonjë kafe me miqtë amerikanë, me Yuri-n, është vënia në dukje e afërsisë kulturore, e mentalitetit të njerëzve që ngjason mes italianëve dhe shqiptarëve.

Mira Kazhani: Çfarë është diçka që amerikanët nuk e kuptojnë tek ne mesdhetarët?

Ambasadori Fabrizio Bucci: Unë kam punuar për 6 vite në Washington si këshilltar politik, e njoh mirë politikën amerikane. E kaloja të gjithë ditën në Kongres duke u njohur me deputetët, senatorët, lobistët, është një botë magjepsëse ajo e Kongresit…

Mira Kazhani: “House of Cards”?

Ambasadori Fabrizio Bucci: “House of Cards” i vërtetë. E kaloja ditën time duke lobuar për Italinë, duke mbrojtur interesat e kompanive italiane. Do thosha diçka që është shumë e rëndësishme për sistemin amerikan. Ndryshe nga ç`mendohet se sistemi amerikan është i bazuar tek presidenti, në fakt presidenti pa Kongresin nuk mund të bëjë shumë.

Për t`u kthyer tek pyetja jote, amerikanët kanë një vizion shumë të ftohtë për botën, për jetën, një vizion me pak nuanca: i drejtë, i gabuar, i bardhë, me ngjyrë, djathtas, majtas. Në fakt bota është më e ndërlikuar, me mijëra nuanca. Gjithmonë është e vështirë të gjesh se cila pjesë ka 100% të drejtë e cila pjesa 0% të drejtë.

Kështu që për ne italianët, për ne mesdhetarët, për ne ballkanasit, kjo është diçka natyrale. Gjërat janë gjithmonë paksa më të ndërlikuara, me më shumë nuanca nga sa duken.

Ndërkohë me miqtë tanë amerikanë flasim shpesh për këtë çështje: që ka më shumë mënyra, më shumë perspektiva për ta parë diçka. Se jo gjithmonë e drejta është plotësisht në njërën anë dhe e gabuara në anën tjetër. Gjërat janë paksa më të komplikuara. Jeta është e ndërlikuar, është e lodhshme, por kjo është përpjekje që duhet bërë.

Mira Kazhani: Ne shqiptarët nuk u kemi thënë kurrë “Jo” amerikanëve. Kemi bërë mirë?

Ambasadori Fabrizio Bucci: Unë mendoj që kur një vend ka të drejtë në diçka, duhet të thotë “Jo”. Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për një vend të madh, të mesëm apo të vogël. Kështu që nëse Shqipëria mendon se ka të drejtë, duhet të thotë “Jo”. Rritesh edhe duke thënë “Jo”.

Intervista mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

Share This Article
14 Comments
  • Kur pepinot italiane pas Luftes se Dyte i thane JO! amerikaneve dhe i hapen dyert dhe i thane PO! komunizmit bolshevik te Moskes ishin SHBA qe i thane makaronexhinjve qe nuk do te fitonin asnje kacidhe nga Plani Marshall mese nuk do te ndalonin me Kushtetute Partine Komuniste te spiuneve te Moskes qe kishin hedhur tentakulat e tyre kudo ne Bote. Atehere pepinot rufjane te Apenineve e kthyen mesallen menjehere dhe i thane PO! SHBA me nje servilizem te papare,

    prandaj:

    PSE FLET KY AMBASADOR ME KODE ENVERISTE?

    kur:

    Shqyptaret duhet t’i thonin JO! kategorike SHBA dhe Pentagonit te Bush Junjorit kur financuan firmen private Saliu&Son me 300 meleon dollaro ne terrin e nates dhe qe plasi Bumjen Vrastare ne Gerdec,

    dhe kur:

    Shqyptaret duhet t’i thone kategorikisht PO! SHBA per non-graten e Sali Berishes qe e shpallen kriminel vrastar dhe hajdut te korruptuar, ja hoqen masken e antikomunistit fallco dhe e treguan me gisht si nje enverist fanatik qe per pushtet shet cdo gje.

    KETE DUHET TE THUASH PA DORASHKA O AMBASADORI I NERUM ITALIAN

    qe:

    Debilet dhe dallkauket e Saliut qe shohin enderra ne diell me sy hapur me fitorje si ato te Partise se Punes me Armikun e Brendeshem te heqin dore nga kauza idiote me Kryetar Sali Dinozaurin Prehistorik dhe Gjakatar dhe te fillojne te bejne nje pune tjeter me modeste dhe me te nderuar.

    • Intelektual. Sa per sqarim.Italia ka pasur parti komuniste. Ka pasur dhe banden e saj qe financohej me para dhe arme nga Enver Hoxha dhe nga Moska. Te cilat kryenin akte terroriste ne Itali.Brigadat e kuqe.

  • Ti moj Kazane e paske problemin me Amerikanet..
    Nuk ne di kur amerikanet te kene ndezur ty,,por jo Shqiperine.E kane mbrojtur ,ja kane shuar flaket edhe kur maloket i kane vene flaken,.Nuk e kam fjalen vetem per Sali Berishen,por edhe per Haxhi Qamilin edhe per enver hoxhen me stanaret e toskerise.
    Mezi ja nxorre ambasadorit italian ate Jo Amerikaneve,,se Aty e kishe hallin moj maloke!
    Komunizmin nuk e ke ditur,,as yt ate,as yt gjysh qe kushedi cfare koprative malore merrshin 30 leke per dite pune,,Ne kpmunizem,,Ambasadori Jugosllav,,Ambasadori Sovjetik,,ishin TE PLOTFUQISHMIT,ku faleshin te gjithe kapot e regjimit stalinist,duke filluar nga enver hoxha.
    Nen Komunizem ishte me i fuqishem se kurre ndikimi i Ambasadoreve.
    Vetem pas vitit 1977 ra ndikimi i Ambasadoreve.
    Kjo eshte e verteta.

  • Me demek…. mos i ulni breket komplet para Kimetes. Ruani pak integritet…, te pakten ne dukje se late mamin topa topa

  • Ky palo ambasador te mos te na rrefeje dokrra pas dokrrash…
    Ky ambasadori i Italise se pari t’ju kerkoje falje shqiptareve per menyrat e turpshme te dikurshme me te cilat koleget e tjj silleshin me qytetaret tane, qe per nje vize u kerkonin shqiptareve para , vepra arti etj etn….
    Rasti i turpshem i Paolio Foresti.
    Turp!

  • Italianet nje popull i poshter, mashtrues, pa vlera, nje popull cinik dhe hipokrit!!!!

    Italianet jane njerez pa karakter: mjafton te lexosh pohimet e Indro Montanellit..

  • Desha te shtoj qe edhe Arbereshet e Italise jane nje mut i madh dhe jane te liq po aq sa Italianet e tjere..

    Une kam jetuar dhe punuar ne Itali: nje vend te tille ndershmeria nuk ka asnje lloj vlere..

    Italie eshte nje Mut i madh!!!!

    PpppptttTtttuuuUuuuhhHhhhhhh

  • Ca gazetare idiote qe perfaqeson mendesine e sklleverve tradgetar te shitur por dhe ky baxhella pepino qe ben asnjeanesin. Te gkithe ju rrobqira jeni ketu per ta shkaterruar dhe vjedhur kete vend. Enver Hoxha ja u beri mire o plehra te ndyre te huaj. Keni 32 vjet dhe asnje te mire nuk na keni bere dhe ljo idiotja gazetare mendon se eshte mire te qihesh ne bythe per Ameriken

    • Mos i lexoni keta ‘gazetare’ !
      As ‘gazetat’ e tyre !
      Jane pisllik fund e krye.

      Sa per dijeni, jane te gjithe pjese e sistemit Rama-sorros.

  • Është momenti për t’l thënë vetë po amerikanëve, ashtu siç bëri Italia e këtij pepinos pas luftës. Ky është një ambasador që nuk duhet dëgjuar.

  • Ish Ambasadori Sovjetik ne Tirane Ivanov ka shkruar se anetaret e Byrose Politike i shkonin me rradhe ne ambasade per te spiunuar njeri-tjetrin….po ku di gje ti or Pepinoja Bucci per c’ka ngjare ne komunizmin ketej nga Shqiperia!

  • Aq shume ka per te treguar dhe deshmuar mbi politiken e shumefishte me shume fytyra e dashakeqe te Shtetit italian dhe ne pergjithesi te popullit italian ndaj Shtetit shqiptar dhe njerezve shqiptare – dhe vetem per 32 vitet e fundit – saqe keto komente te miat do te krahasoheshin me nje pike uji ne mbare detit…: do te duheshin ne fakt mijera e mijera faqe deshmi… Ambasadori si person mund te jete nje njeri i mire, por lam pershtypjen po aq te mire se nuk eshte i mireinformuar sesi aleatet perendimore te Italise e shohin dhe e kane pare dikur me tallje politiken driteshkurter italiane ne Shqiperi… Italia ka “ndihmuar” Shqiperine vetem e vetem …,, sepse ne fakt Roma ndihmonte vetveten..: asnje investim i rendesishem serioz i afatgjate eshte kryer ne Shqiperi po te krahasosh ato investime qe Italia ka kryer ne Serbi ne shtetin masakrues te Kosoves dhe mbare kombit Shqiptar… Faktet jane fakte: sic eshte fakt i madh – se pavaresisht te gjitha ketyre qe une po komentoj – shqiptaret i kane dashur si Italine si edhe Italianet..,, duke u nisur nga nje vizion per keta (natyrisht tejet i gabuar..).., por kurre nuk kane marre te njejten dashuri nga Apeninet: aq e vertete eshte ky fakt, saqe edhe gazetat me “antishqiptare” te egra italiane do te shkruanin vite me pare me realizem te cuditshem qe “gli Albanesi ci ha hanno sempre dimostrato il loro amore.., ma noi gli Italiani davvero gli amiamo gli Albanesi..?..”….
    …Dhe ne dashuri te vertete z. Ambasador duhet me qene vete i dyte..: te tjerat jane dokrra te panevojshme….

  • Jo me kot do te me duhej ta permend (dhe nuk do ta beja as per arsye “patriotike” ose patriotike…).., te vetmen italiane me origjine shqiptare – qe ne ditet e luftes se Kosoves ne 1999-en dyfaqesise absurde hipokrite te politikes se Shtetit italian dhe filo-serbizmit te maxhorances se opinionit publik italian e sisdomos atij te majte.. etj… – u hodh ne mbrojtje te kosovareve dhe Shqiperise si nje luaneshe e vertete me gjak Shqiptari dhe e beri ne trasmetive live kudo neper Rai e tv private: Anna Oxa (Iliriana Hoxha) bije edhe e popullit shqiptar!! Aq e vertete eshte kjo histori perleshjesh te Oxa-s me politikanet filoserbe e antishqiptare saqe edhe sot e kesak dite Anna Oxa eshte e censuruar nga rrjeti publik Rai dhe e diskriminuar haptazi vetem e vetem se eshte edhe nje shqiptare!!!!

    Massimo D’Alema filoserbi i atehershem dhe filoRusi filoPutinist i sotem dhe i diteve te fundit (edhe pse opinioni maxhoritar italian 80% sot hapur denon agresionin e pushtimin Putiniano-Rus te Ukraines: eshte nje mrekulli e Zotit qe italianet moren zemer te jene ne kahun e duhur te historise bashkekohore..) ende vijon politikisht edhe sot e kesaj dite te dribloje i paturp si nje antishqiptar i djeshem dhe filorus i sotem…

    Ish-kryeministri italian i vitit 1999 (kohe e luftes) D’Alema eshte rreshtuar – ne keto dite te zeza per Europen – turperisht e cinikisht me kuraje perkrah Putinit dhe agresionit rus ne Ukraine!! Ky kryeminister i 1999-es me cinizem antinjerezor e antishqiptar te terbuar i kerkonte NATO-s ne mes te prillit te nderpriste bombardimet kunder Serbise sepse “kosovaret u terhoqen (ne fakt te perzene permes spastrimit etnik..) dhe nuk ka motive te arsyeshme te vijojme bombardimet”…

    Ky qen filoserb i fshehte D’Alema ashtu si dje nje Kripto-filoserb ashtu edhe sot filoRus e filoPutin i hapur,, vijon me kuraje rrugen e vet antishqiptare e antieuropiane!!

    Zoti ambasador ka bere mire qe na rrefen me ndershmeri pervojat e tij te shkelqyera e te vyera ne mes te Kongresit te SHBA-se…, por do t’i sugjeroja Atij qe te beje “un tuffo” ne realitetin e zi e te llumte antiShqiptar te disa jo te pakta redaksive te rendesishme te shtypit te sotem Italian.., ku urrejtja, paragjykimi kunder cdo gjeje Shqiptare ose Arbreshe “pashpjegueshmerisht” ka zene rrenje te thella,, paragjykime dhe urrejtje gratis 360° per e kunder shqiptareve te tilla qe paciperisht si ne artikujt o lajmet e ANSA-s fillojne te cituara ose te sigluara BELGRADO (Beograd)…: Keto redaksi italiane e shohin Shqiperine, Kosoven e shqiptaret ne pergjithesi.., i shohin perhere ne bezdi e paragjykim ne menyre tendencioze me syte e semura psikopatike te Beogradit serb…

    Dhe kjo nuk duhet konsideruar nje “JO” qe e prish o jo “miqesine” tone, z. Ambasador?..

  • akoma nuk po e kuptoni qe america eshte perandoria e botes .une jetoj ne amerike dhe ju nuk e merrni dot me mend se cfare fuqie kozmike ka america per te sunduar token se pas 20 vjetesh do pushtoje hapesiren qe ne njohim.per ne ka lene nje ambasador te merret me hallet tona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *