Lirohet nga burgu ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela

Amelda Amelda

Ish-drejtori i Policise se Vlorës, Jaeld Çela, u lirua gjatë ditës së sotme nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye pranë familjes së tij.

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kërkesën e Çelës, për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelën, me vendim të formës së prerë me datë 4 shkurt 2022 së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku Jaeld Çela u denua me 3 vite e 4 muaj burg, per akuzen e shperdorimit te detyres.

Prokuroria e Krimeve te Rënda lëshoi një urdhër-arresti për ish drejtorin e policisë së Vlorës më datë 22 nëntor 2017.

Policia nuk mundi ta arrestonte Çelën, pasi ai nuk u gjet në banesë, ndërsa u tha se ishte larguar jashtëë vendit.

Çela, ju shmang drejtësisë për më shumeë se dy vite e gjysëm.

Gjatë kësaj kohe, çdo përpjekje për arrestimin e tij, dështoi.

Ish-drejtuesi i policisë së Vlorës vendosi të dorëzohej vullnetarisht në drejtorinë e policisë së Tiranës me 16 maj 2020.

Nga ajo ditë, Çela ka qëndruar në burg, deri mesditën e sotme, kur u lirua me kusht pas një vendimi të gjykatës së Fierit.

Drejtuesi i lartë i policisë, ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit, së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Për këtë shkak, lirimi i tij u gjykua nga gjykata e Fierit, nën juridiksionin e secilës është burgu i këtij qyteti.

Gjykata speciale e kishte dënuar Çelën me 40 muaj burg.

Por duke përfituar nga masa e sigurisë me burg, ku gjatë paraburgimit një dite qëndrimi në izolim, llogaritet si një ditë e gjysëm burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashmë 2/3 e dënimit dhe mund të përfitonte liri me kusht.

Aktualisht Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj të tjerë izolim.

Por për shkak të sjelljes korrekte në burg dhe vuajtjes të më shumë se 2/3 e dënimit, gjykata vlerësoi se Jaeld Çela duhet të kthehet pranë familjes, ndërkohë që do të mbikqyret nga drejtoria e Shërbimit te Provës.

Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndersa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka sherbyer per me shume se 17 vite ne radhet e Policise se Shtetit.

a.m/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Edhe ministri tahiri sdo vonoj shum. Kta jan kryemashtrusa. Fukaran e kalbin per nji gardh.

  • Funksjonon shteti i Ramutit ne vendin e qelbesirave shqiperi!Trafikantet e droges lirohen nga burgjet,Saliu merr PD.Me mire ska ku shkon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *