Po kthente banesën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari në Durrës

Ornela

Policia e Durrësit ka parandaluar krijimin një ambienti, banese, për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur P. Ll., 47 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen 15, Durrës, një shtetas po përgatiste katin e tretë të banesës së tij për ta përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të ngrohjes me llamba, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë ambient.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Ll, punonjësit e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Parandalimi”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me llamba.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës.

Parandalohet krijimi i një ambjenti (banesë) për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Sekuestrohen mijëra fara Cannabis Sativa, pajisje të ndryshme elektrike që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambjent të mbyllur, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës.

Në vijim të goditjeve operacionale të njëpasnjëshme kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen 15, Durrës, një shtetas po përgatiste katin e tretë të banesës së tij për ta përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të ngrohjes me llamba, shërbimet policore organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë ambjent.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Ll, punonjësit e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Ll., 47 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e mbetur në tentativë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Dy jane drejtimet kryesore ku eshte orientuar shoqerija shqiptare:
    -korrupsioni, vjedhja, abuzimi me cdo gje te perbashket dhe
    -kurverija ne vendet e punes dhe raportet e punes mbi bazen e interesave dhe orgjive.
    Keto nuk kane ardhur spontanisht, por rezultat i politikave dhe praktikave shumevjecare.
    Do jete veshtire te korigjohen keto tendenca ne periudha afatshkurtera dhe afatmesme. Do vazhdoni te shikoni se si qeverisjet vertiten rreth nje grupi te reduktuar njerzish dhe zgjerohet sipas neopotizmit dhe kurverise si dhe nje grup i vogel njerzish ne politike dhe prane saj do vazhdojne te pasurohen ne menyren me te paskrupullt ne kurriz te popullit te thjeshte qe mezi siguron buken ditore. Mos prisni te behet Shqiperija edhe per dekada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *