Kryeministri japonez: Rusia mund të përdorë armët bërthamore

Amelda Amelda

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha të shtunën se perspektiva e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia ishte “gjithnjë e më reale”, duke përshëndetur një vizitë të ambasadorit të SHBA-të në Hiroshima, qyteti i parë dhe i vetëm në botë që pësoi një sulm bërthamor.

Japonia, i vetmi vend i sulmuar nga armët atomike, është shprehur vazhdimisht kundër armatimeve bërthamore. Kishida, i cili përfaqëson Hiroshimën në parlament, vizitoi memorialin dhe muzeun e paqes të qytetit të shtunën me të dërguarin Rahm Emanuel.

“Kur përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia është gjithnjë e më real, unë besoj se vizita e ambasadorit Emanuel në Hiroshima dhe përvoja e tij për të parë realitetin bërthamor do të bëhet një mesazh i fortë për shoqërinë ndërkombëtare”, tha Kishida për transmetuesin publik NHK.

“Unë besoj se vizita jonë ishte kuptimplotë.” Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë tregon vështirësitë e krijimit të një bote pa armë bërthamore.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *