Fituesja e javës në ‘Gjeni Diçiturën’

editor

Këtë javë ora dhuratë e lojës Gjeni Diçiturën shkoi në… Roskovec.  Ajo që kemi vënë re, çuditërisht, nga rezultatet e deritanishme, fituese janë më shumë gratë.  Dallandyshe Cako, është e treta në radhë që është shpallur fituese e konkursit  të përjavshëm, gjeni diçiturën më gazetën Dita.

Vijnë bark tharë dhe ikin të ngopur, mjerë bagëtia me emrin popull”- është mesazhi që Dallandyshe ka dërguar në numrin tonë të telefonit për karikaturën e javës së kaluar të bashkëpunëtorit të Ditës, Medi Belortaja. wolf_and_sheep_2011335

Cako, me profesion qëndistare, 38 vjeçe, është një lexuese e rregullt e gazetës. “Të jem e sinqertë, kam filluar të lexoj gazetën Dita, pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Flisnin thuajse të gjithë në Roskovec për Ditën, por shumë ishin ata që thoshin se do bënte propagandë vetëm për fushatë. Por jo, më vonë e kuptova që nuk ishte ashtu dhe ndryshova mendim. Tashmë, që nga fundi i qershorit nuk i jam ndarë më asnjë ditë”.

Na gëzoi fakti që Dallëndyshja nuk ishte nga ato “lexueset e thekura të shtypit të shkruar” dhe është bërë lexuese gazetash prej Ditës. “Dita ka një të mirë, flet për ato që unë nuk i shoh dhe nuk i dëgjoj, e kam si një ushqim shpirtëror. Në Roskovec, më ndodh shpesh që shkoj në kioskë dhe nuk gjejë Dita, pasi ajo ka mbaruar. Këtë gjë ua them sinqerisht, nuk qëndron asnjë gazetë pa shitur” – na thotë gjatë bisedës në redaksi.

Dallandyshja shkruan edhe poezi. “Më pëlqen të shkruaj. Unë jam një qëndistare që në kohën e lirë, shkruaj poezi” – thotë për veten duke qeshur.

Faleminderit, Dallandyshe.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *