Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr i rënë në qelitë e komisariatit nr.5 të Kamzës.
Viktima raportohet se është Arben Mici, 26 vjeç, banues në Cerkezë, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ai ishte arrestuar gjatë ditës së sotme, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
I asfiksuar nga tymi ka mbetur Hajredin Boja (në foto majtas), me detyrë efektiv policie në komisariatin e Kamzës.
Ndërkohë Dilaver Idrizi 62-vjeç (në foto djathtas) ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai dyshohet se është autori i të gjithë kësaj ngjarje të rëndë.
Dyshohet se Dilaver Idrizi i ka vënë flakën qelisë ku flakët më pas janë përhapur me shpejtësi në dhomat e paraburgimit në Kamëz.
Idrizi ishte arrestuar pak ditë më parë për dhunë. Ai akuzohet se kishte hedhur bashkëjetuesen e tij nga ballkoni i katit të tretë.
o.p. / dita

Ja po ta konfirmoj une:Ay qe hodhi gruan nga ballkoni vdiq,Atij i kishin vene flaken.
Dy policet jane asfiksuar,jane gjalle ne spital.
Ay qe hodhi gruan nga ballkoni VDIQ,ne rrethana te paditura.
Ndonje doreheqje apo shkarkim per drejtorin e Policise Tirane Lorenc Panganika ka?
Ky sikur ka dhe nje dy kushurinj te pare te akuzuar per vrasje ?