Shqipëria humbi ndaj Spanjës, Broja: Keqardhje, nuk e meritonim!

J L

Kuqezinjtë humbën në miqësoren Spanjën. U mbyll 2-1 ndeshja mes Spanjës dhe Shqipëri, sfidë që u luajt në “RCDE Stadium”, i cili kishte një numër të konsiderueshëm të tifozëve të pranishëm.

Torres dhe Olmo shënuan për iberikët, ndërsa Uzuni do të shënoi për kuqezinjtë.

Armando Broja ishte një nga më të dalluarit në fushë ndaj Spanjës. Sulmuesi 20-vjeçar, është padyshim lideri i sulmit të Kombëtares. Në prononcimin pas humbjes ndaj iberikëve, Broja ndjeu keqardhje për humbjen, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në 80 e ca kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me gol të bukur. Është gjë e vogël që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë.

Jam shumë i kënaqur për numrin 9, Shqipëria është gjaku im. Desha ta fitonim ndeshjen të gjithë bashkë. Gjynah që nuk kemi marrë barazim. Duhet të punojmë më shumë si ekip në stërvitje. Nuk kam pengje. Nuk ndryshon dot gjë mbrapa ndeshjes.

Cikalleshi kishte rast flagrant në pjesën e parë, kemi pasur disa raste, edhe mund ta fitonim ndeshjen. Mungoi fati dhe pasimi i fundit. Mundemi të luajmë edhe më shumë.

Jam shumë i kënaqur që luajta titullar. Trajneri e bën formacionin, detyra ime është të stërvitem mirën. Kam patur shumë kënaqësi. Jam i mërzitur që nuk barazuam pse jo edhe të fitonim, duhet të nxjerrim mësim”, u shpreh Broja.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Broja super, gjynah ,Berisha, Bare ,maloku Hysaj ,dhe urangutangu uzuni duhet te qerohen nga kombetarja ,gafat qe ka bere Bare ,Hysaj me mbajtjen e topit dhe kthimin mbrapa na kane penalizuar gjithnje ,mos te permendim Berishen per ca qyla gola , dhe babain e rasteve uzunin dhe Cikalleshin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *