“Kasapi Putin s’mund të lejohet më në pushtet”, Blinken korrigjon Bidenin: Nuk e kishte fjalën për ndryshim regjimi në Rusi

J L

Presidenti amerikan Joe Biden ka provokuar një diskutim të gjerë mediatik dhe politik me mbylljen e fjalimit të tij në Poloni, prej nga ku duket se ka lëshuar një frazë të paparashikuar.

Sipas tij, “kasapi Putin nuk mund të lejohet më të qëndrojë në pushtet”.

Fjalimi është cilësuar historik, edhe pse shkak të vendit ku u mbajt, në kufi me Ukrainën. Por ky duket se është një lloj imitimi teatral i fjalimit të dikurshëm të Kenedit në Berlin, përderisa ShBA ka për detyrë të dialogojë me vendet e mëdha për të stabilizuar rendin ndërkombëtar dhe jo të kërkojë ndryshim pushteti. Për këtë nuk ka më as fuqinë për ta bërë.

Lidhur me deklaratën në fjalë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka komentuar se Putin është zgjedhur nga rusët dhe se kush qëndron në pushtet në Rusi nuk e cakton Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit, Antony Blinken të dielën pasi presidenti Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

“Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, theksoi mbrëmë se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër”, tha Blinken gjatë një vizite në Jerusalem.

“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi – apo kudo tjetër, meqë ra fjala”, shtoi ai.

Biden porositi Moskën zyrtarë që të mos i shkoi mendja të sulmoi asnjë centimetër të territorit të NATO-s, pasi siç tha ai, do të ketë pasoja të rënda.

j.l./ dita

Share This Article
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *