Lufta në Ukrainë ka shkaktuar më shumë se 63 miliardë dollarë (47.8 miliardë paund) dëme në infrastrukturë. Ky është vlerësimi i ri i bërë nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit.
Sipas vlerësimit, i cili përllogariti ndikimin ekonomik të pushtimit rus të Ukrainës deri më 24 mars, të paktën 4,431 ndërtesa banimi janë dëmtuar, shkatërruar ose konfiskuar, së bashku 92 fabrika, magazina dhe 378 shkolla.
Për më tepër, 12 aeroporte janë shkatërruar, dëmtuar ose kapur nga rusët bashkë me 7 termocentrale ose hidrocentrale. Kujtojmë se forcat ruse nisën sulmin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.
Gjithashtu, mjekët ukrainas kanë raportuar një rritje dramatike të numrit të lindjeve të parakohshme ndërsa lufta e vendit me Rusinë ka hyrë në muajin e dytë.
Klinikat prenatale në qytetin e vijës së parë të Kharkiv dhe në Lviv, në perëndim të Ukrainës, i thanë BBC-së se kanë parë dy ose trefishimin e shkallës së lindjeve të parakohshme në javët e fundit.
Rreziku i lindjeve të parakohshme rritet për shkak të infeksioneve, mungesës së kujdesit mjekësor dhe ushqimit të dobët.
Një fëmijë i tillë, Polina, lindi në një klinikë në Kharkiv me peshë vetëm 630 g, një e pesta e peshës mesatare të një foshnjeje normale. Fatmirësisht Polina arriti që të mbijetonte, pavarësisht peshës së saj të vogël.

j.l./ dita
