Me këngën e Trimave nga filmi “Udha e shkronjave”, Shqipëria i bashkohet koncertit maratonë, për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë.
Kryeministri Edi Rama publikoi videon e këngës përfaqësuese të Shqipërisë.
“Me këngën e Trimave nga filmi “Udha e shkronjave”, Shqipëria i bashkohet koncertit maratonë, transmetuar në 20 vende të Evropës, si një mundësi për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë”, tha Rama.
Video u realizuar me mesazhin sensibilizues StopWarInUkraine dhe kënga u këndua nga këngëtari Bojken Lako.
Maratona e solidaritetit u ndoq drejtpërdrejt në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, në prani të ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, si dhe ambasadorëve të vendeve të tjera të solidarizuara me Ukrainën, dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile.
Qëllimi i maratonës është të konsolidojë më shumë akoma komunitetin ndërkombëtar në rezistencën e tij ndaj luftës së zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës.
Frymëzuesit ideologjikë të projektit janë Atlas Festival dhe Kyivstar.
j.l./ dita

Nuk me mujtohet qe ukrainasit te jene bashkuar per ndihma ne 98-99 kur shpernguleshin shqiptaret. Mgjtht po e ka thene djali i sorres duhet bete me se s’ben se ua ve koqet ne big ai. Si shalgjatit edhe erjonkes se bashkis.
ca me bo, lepe-peqe dhe ne, si gjithe bota