Ushtria e Ukrainës ka lajmëruar se ka kapur rob snajperisten serbe, Danijela Lazoviç, e njohur me emrin Bagir, e cila ka luftuar në anën e rusëve në Ukrainë që nga viti 2014.
“Bagira” ka të paktën 40 vrasje në snajperin e saj, një numër i madh i të cilëve janë civilë”, – ka shkruar në faqen e Facebook-ut të Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Sipas vullnetarit ukrainas Vlad Ivanov, të burgosurës së luftës i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.
“Më lanë! Ata panë që isha e plagosur, patën mundësi të më nxirrnin jashtë, por thjesht u zhdukën, duke shpresuar se do të vdisja”, cituan anëtarët e forcave ukrainase të ketë thënë ajo pasi u kap rob.
Mediat ukrainse publikuan edhe librezën e saj ushtarake të konfiskuar me një vulë ku lexohet ‘Republika Popullore e Donetskut’.
“Ajo vrau, me emrin e rremë Irina Starikova, lindur në qytetin ukrainas të Donetsk në vitin 1981. Por si identiteti ashtu edhe vendlindja janë të falsifikuara”, shkruajnë mediat ukrainase.
Para luftës, Danijela Lazoviç Bagira ishte hendbolliste, më pas murgeshë dhe madje rezulton e dënuar për drogë. “Një figurë jashtëzakonisht djallëzore”, – e portretizojnë ukrainasit.
Ajo ka qenë prej vitesh një nga vullnetaret e huaja më të famshme në radhët e mercenarëve pro-rusë në Donbas dhe shërbimet sekrete ukrainase e kanë publikuar disa herë emrin e saj.
Ajo u shfaq gjithashtu në intervista propagandistike në portalet ruse të kontrolluara nga oligarku Yevgeny Prigogine i njohur si “Kuzhinieri i Putinit”, i cili konsiderohet krijuesi i ushtrisë famëkeqe mercenare ruse Wagner. Ai është drejtues i parainteligjencës dhe operacioneve kriminale të Kremlinit jashtë vendit.
Lazoviç ka lindur realisht në Gornji Milanovac në Serbi, ku prindërit dhe motra e saj jetojnë ende sot. Në vitin 2014, ajo shkoi në Ukrainën Lindore si pjesë e regjimentit Hussar, të cilët janë serbë vullnetarë, një njësi paraushtarake, në radhët e së cilës veprojnë shumë individë që morën pjesë edhe në luftërat për Serbinë e Madhe të Millosheviçit, në vitet ’90.
Para kësaj ishte marrë për një kohë me hendboll dhe më pas vendosi të bënte një jetë kushtuar Krishtit në manastirin Tumane afër Golubacit. Aty i vunë emrin Nënë Ksenija, por ajo nuk jetoi gjatë në pendesë pas mureve të manastirit.
E përdori veshjen fetare për kamuflim kriminal. Ajo udhëtoi shpesh nga Beogradi për në Kosovë nën maskën e murgeshës, derisa u kap duke trafikuar drogë nën veladonin e klerikes. Ekspertiza provoi se ishte edhe vetë një narkomane me varësi të rënduar.
U dënua me burg, por para izolimit, arriti të ndërpriste të gjitha lidhjet me autoritetet dhe familjen dhe u largua nga Serbia.
Lidhja e Danijela Lazoviç-it me njësitë vullnetare pro-ruse në Ukrainë u krye nga Dejan Berić nga Ruma, një nga serbët më të famshëm në fushën e betejës ukrainase.
Në vitet 1990, ai mori pjesë në luftërat e Millosheviçit në Ballkan, pastaj u angazhua në biznes për një kohë të shkurtër dhe më pas shiti gjithçka dhe shkoi si snajper në Donetsk, ku u dekorua nga strukturat kukulla të Putinit për meritat e tij ushtarake.
Beriçi fillimisht i mundësoi Lazoviçit të luftojë në nivelin e këmbësorisë së zakonshme, për një kohë u trajnua për të rrëzuar dronët ukrainas, dhe më pas kaloi te snajperi, duke u stërvitur për vrasjet nga një distancë e afërt.
Prokuroria e Beogradit njoftoi në 2015 se ka nisur një hetim ndaj Danijela Lazoviç me akuzën e përfshirjes në një konflikt të armatosur të huaj, por gazetarët e Radios Evropa e Lirë më vonë zbuluan se kundër saj nuk ishte zhvilluar asnjë procedim në Serbi dhe lajmi ishte një kamuflim.
Për më tepër, Lazoviç u shfaq në disa intervista propagandistike për “agjencinë e lajmeve Donetsk në rusisht”. Ajo e paraqiti luftën e saj në Ukrainë si një luftë për ortodoksinë (ukrainasit, sipas saj, nuk qenkan ortodoksë) dhe si një shprehje e mirënjohjes tradicionale serbe për Moskën.
Sipas mediave serbe, gjatë pushimeve mes vrasjeve me snajper në Ukrainë, ‘Bagira’ jetonte me partnerin e saj në territor shtetëror rus.

j.l./ dita

Kjo eshte nje kafshe dinake!
Per kete vlen vetem denimi burgim te perjetshem: ta fusin ne nje kafaz qe duhet te shnderrohet edhe qelia e saj..,, duke medituar per 40 viktimat e vrasjeve te kryera prej dores se saj…
Ta vuaj egersisht vazhdimin e jetes se saj si nje kafshe e eger ashtu edhe sic eshte ne realitet ajo vete!!
e futet ne nje kafaz
Rrnoft miçsija saliç-millosheviç-vuçiç. Ka vrare bratko sllavko trathtar.
Cojani ushtareve ne kufi, te cfryjne topet