G7 refuzoi blerjen e gazit rus me rubla, Putin lajmëron se do ndërpresë furnizimin në Evropë: Nuk do bëjmë bamirësi

Ornela

 

Grupi i shtatë ekonomive më të forta të botës, ka rënë dakord që të refuzojë kërkesën e Moskës që gazi të blihet vetëm me monedhën ruse.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e bëri këtë kërkesë javën e kaluar por siç duket mori mbrapsht vetëm sanksione.

Ai kishte udhëzuar Bankën Qendrore të vendit që të hartojë një procedurë për klientët që të kryejnë transaksionet në rubla. Një taktikë kjo për të fuqizuar monedhën vendase, e cila ka rënë kohët e fundit kundrejt monedhave të tjera.

Linjat e gazit rus në Europë

Ministri gjerman i Energjisë ka thënë se përmbushja e kërkesës do të ishte një “shkelje e njëanshme dhe e qartë e kontratave ekzistuese”.

Ai shtoi se “pagesa në rubla nuk është e pranueshme dhe ne do t’u bëjmë thirrje kompanive të prekura që të mos ndjekin kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin”.

“Ne nuk do të bëjmë bamirësi”, kjo ka qenë përgjigja e Putin ndaj refuzimit të G7 lidhur me ultimatumin e Moskës për blerjen e gazit rus në rubla.

Këtë e ka garantuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Pesko sipas “TASS”.

“Por ne sigurisht që nuk do të furnizojmë gaz falas, kjo është e sigurt. Është pothuajse e pamundur të bësh bamirësi në situatën tonë”, shtoi Peskov.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *