Një shtetas turk është ndaluar mesnatën e së martës në portin e Durrësit pasi ishte duke udhëtuar me traget drejt barit duke përdorur një vizë shengen të falsifikuar. Burime zyrtare bënë me dije se i arrestuari është Muslum Dagdeviran, 29 vjeç, banues në Stamboll. Në terminalin e pasagjerëve, ka dorëzuar dokumentet për udhëtim drejt Italisë, duke përdorur pasaportën turke, në faqen 9 të së cilës ndodhet e stampuar një vizë shengen gjermane, që dyshohet të jetë tërësisht e falsifikuar.
