Macron pritet të bisedojë sërish me Putinin

Amelda Amelda

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një tjetër bisedë telefonike gjatë ditës së sotme, sipas The Guardian.

Gjatë fundjavës, Macron paralajmëroi kundër komenteve që mund të nxisin edhe më shumë konfliktin mes dy vendeve,  pas deklaratës së  presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Fjalë prej të cilave, Biden nuk është tërhequr. Të dy liderët priten të diskutojnë rreth situatës në Ukrainë, ndërsa  delegacionet e Kievit dhe Moskës ndodhen në Stamboll për negociatat e paqes.

Lajmi është raportuar nga  Elysee.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *