Aksident në Lushnjë, ‘Benz’-i përplas motorin, humb jetën 50-vjeçari

Ornela

Një 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnjë, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti u regjistrua në fshatin Stan Karbunarë, ku 31-vjeçari me inicialet A. V., banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorin me drejtues 50-vjeçarin me inicialet T. Z., banues në Savër.

Fatkeqësisht 50-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *