Veliaj i dhuron Sorecës dajren: “Mos harro, Tirana është shtëpia jote e dytë!

Amelda Amelda

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka marrë një dhuratë tepër të veçantë nga kryebashkiaku Erion Veliaj me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për “Çelësin e Tiranës” të cilin e mori pak ditë më parë zyrtarisht, por për një dajre tironse.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, në një ambient festiv ku nuk munguan as ambasadorë të tjerë, Veliaj ka përzgjedhur që ambasadorit Soreca t’i japë një instrument muzikor që lidhet drejtpërdrejt dhe me kulturën tonë.

“Faleminderit për punën e vyer në Shqipëri, i dashur Luigi. Suksese në detyrën e re dhe mos harro, Tirana është shtëpia jote e dytë! P.S Jam i sigurt se kjo dajre tironse do të ta kujtojë gjithmonë”, shkruan Veliaj.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Bujku që nuk kërceu asnjë herë vallen e napolonit me zotin Soreka dhe Edi Ramën me subvencionet e BE says:

    E meriton dajren, me të në dorë të kërcej vallen e napolonit që e mësoj nga Edi Rama duke hedhur në Shqipëri miljona subvencione të BE, për bujqësinë 60 miljonë euro, për vetingun 40 miljon, për Bylisin 5 miljon………, eh sa miljonna ka hedhur Soreka duke kërcyer vallen e parave me shokun Edi……..prandaj po përcillet me dajre, valle dhe saze nga ai ……

    A ka ndonjë fermer që ka përfituar ndonjë cent nga miljonat e subvevcioneve të BE për bujqësinë, na thoni vetëm një emër?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *