Kosova ka miratuar një ligj që dënon deri në 15 vjet vullnetarët në luftën në Siri. Para pak ditësh, mediat britanike nxorën lajmin e një fëmije shqiptar që stërvitej me armë në një moshë të njomë. më pas u tha që mund të mos ishte shqiptar, por, kjo nuk ka rëndësi. Ai mund të ishte një fëmijë shqiptar.
Fëmijë në luftë
Nga ai pak informacion periferik që marrim “ne laikët” ka shumë vullnetarë që tërheqin me vete gratë e fëmijët në një luftë që nuk është as e shenjtë e as fetare, por vëllavrasëse.
Tërheqja e fëmijëve pas vetes në një luftë prej ku shumë familje, gra e fëmijë po ikin duke lënë shtëpitë e vendin e tyre, nuk ka emër tjetër përveçse papërgjegjshmërisë ekstreme dhe meriton vëmendje ligjore dhe institucionale. Në mënyrën sesi unë e shoh shoqërinë, por dhe me standartet e botës perëndimore ku ne duam të na fusin, me vëmendje institucionale i referohem institucioneve që duhet të kujdesen për jetën e fëmijëve. Një burrë që fut fëmijët e vet në një aventurë si lufta civile e Sirisë nuk meriton të ketë fëmijë, e as t’i lihen t”i rrisë vetë.
Burra në burg
Siria është një luftë pushteti e veshur me mantel fetar, dhe pjesëmarrja në të, pavarësisht se çfarë lëviz brenda trurit të vullnetarëve shqiptarë është thjesht një mercenarizëm. Mercenarët, jo me doemos duhet të shpërblehen me para. Mund të besojnë se do shpërblehen në një botë të përtejme, por sërish mercenarë mbeten. Siç kam shkruar edhe herë tjetër, këta mercernarë fetarë, nëse lufta i kursen, i kanë të gjitha premisat të jenë veteranë kamikazë në vendin ku do kthehen.
Meqë ky shtet e ka të “pamundur” të kontrollojë sistemin e rekrutimit të budallenjve shqiptarë në Siri, më e pakta duhet të nxjerrë një ligj që të dënojë mercenarët, si ky në Kosovë.
Kjo gjë duhet bërë, më e pakta për të mbrojtur jetën dhe shëndetin (edhe mendor) të atyre fëmijëve të pafajshëm të tërhequr në një kasaphanë që as e kuptojnë e as u takon, vetëm se kanë fatin e keq të jenë bijtë e një mercenari të ikur nga trutë.

Armiku yne tradicional, Serbia, me kohe eshte perpjekur te na paraqesi ne si islamike talabane. Edhe ne luften e Kosoves keshtu u mundua te paraqese , si lufte kunder fondamentalizmit islam. Tani dalin keta trapat ne Siri dhe bejne pikerisht ate qe duan armiqte e Shqiperise : Te na paraqesin si talabane ne Europe, kur dihet qe Europa nuk do ti shohe bojen islamizmit.
po RILINDJA e EDI ANADOLLAKUT qe lexone libra FALCE te SULLTAN SYLEIMANIT.pse nuk aprovon nje LIGJ qe ndalone edhe XHIHADIN nga SHIPERIJA qe shkojne ne SIRI.