Rama: Kompanitë të deklarojnë pagat, në të kundërt shkoni në prokurori

J L

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme të gjitha bizneset, se në rast se nuk deklarojnë pagat do të përfundojnë në prokurori.

Gjatë takimit me eksportues dhe importues, Rama tha se do të goditen të gjitha bizneset nëse dalin keq me pagat nga hetimi tatimor.

Më tej ai shtoi se nuk do të lejojnë që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse.

“Po shikonim gjithë pasqyrën e pagave dhe vetëm nga rishikimi i pagave si rezultat iu kërkesës i thirrjes për të nxjerrë në dritë më shumë nga paga, ne e dimë që pagat në Shqipëri në sektorin privat një pjesë janë në dritë një pjesë janë të padukshme, ne kemi një rritje mesatare të pagës 90 mijë lekë. Ne do vazhdojmë ta kërkojmë këtë gjë. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime. I bëj thirrje të gjithëve që në deklarimin e pagave të vënë pagën sepse do të godasim pa asnjë tolerancë aty ku do kapim. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor pastaj do të shkojnë te me prokurorinë. Nuk mundet dot që ne të flasim për pensione të ulëta dhe ndërkohë të tolerohet që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Je kryetar i qeverisë i ke nën varësinë tënde të gjitha mekanizmat për çfarë po thua.
    Lëvizi dhe kontrollo në se e bëjnë mirë këtë detyrë.
    Mos fol kot me mediat se nuk kontrollohet me media funksioni i institucioneve të qevetisë tënde.
    Kujt ja thua këto sa më sipër?

  • Edi Rama ! I ke hipur kalit mbrapsht.Kush te lejon ty te kercenosh bisneset?Mbase ke mare fuqi nga ajo zonja qe te quajti “Zeus”?Mos eshte kjo enigma e “Z”se ne tanket ruse?

  • Po ti zotni Rama ul njehere vjedhjet galopante te konstatuara nga Kontrolli yt i Shtetit se mbase i rrit pensionet edhe me kete rruge.
    Pastaj hidhu ne keto deget e tjera.
    Nise me veten se adhtu del mire hesapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *