Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbëjnë 29.52% të popullsisë. Statistikat e fundit janë bërë publike nga Enti Shtetëror i Statistikave këtë të mërkurë, bazuar në rezultatet e regjistrimit të mbajtur nga 5 deri më 30 shtator të vitit 2021.
Në këtë hark kohor ka rezultuar se numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente është 1,836,713 banorë.
Sipas këtyre të dhënave, nga numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente: 58.44% e tyre janë deklaruar maqedonas, 3.84% turq, 2.53% janë nga komuniteti rom , 0.47% janë vllehë, 1.3% serbë dhe 0.87 për qind janë deklaruar si boshnjakë.
Enti Shtetëror i Statistikës publikoi edhe numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar, që përfshin atë rezidente dhe jo rezidente. Janë regjistruar gjithsej 2,097,319 persona dhe prej tyre; 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind si serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.
Bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës, popullsia rezidente në Maqedoninë e Veriut është ulur për 185 mijë njerëz apo në rreth 9 për qind në krahasim me regjistrimin e popullsisë në vitin 2002. Po ashtu, në bazë të të dhënave, nga regjistrimi i vitit 2002, numri i popullsisë shqiptare ka shënuar rënie për rreth një për qind në vitin 2021.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, janë grupi i dytë më i madh etnik në vend. Të drejtat e tyre i realizojnë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që ishte arritur pas luftës së vitit 2001. Kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, e cila po shpërbëhej përmes luftërave të përgjakshme që sapo kishin filluar, shqiptarët që përbënin realisht më shumë se 30% të popullsisë, kërkuan përfaqësimin në bazë të kësaj përqindjeje. Por kjo nuk u arrit, të paktën jo me mjete paqësore. U desh të vinte konflikti i vitit 2001 dhe marrëveshja e Ohrit që e pasoi atë, që shqiptarët të fillonin të përfaqësoheshin hap pas hapi, gjithnjë e më shumë në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Me ndryshimet kushtetuese që ishin bërë në vitin 2002, të drejtat e shqiptarëve janë rregulluar në bazë të përqindjes së tyre në shtet.
o.j/dita

Fake news. Ne FYROM 60 përqind e popullsisë jane shqiptare. Te tjeret jane sllavo-bullgare dhe gypsy…..ok ppl
Jo kjo. Uk eshte sakte.
Jane 42% dhe po te bashkohen te krishteret dalin 67%
Sllave jane vetem 13% dhe 20% bullgare.kjoeshtee sakta.
Eshte, jo rreth 30 perqind, as 30 perqind, por mbi 70 perqind, nese numeroni edhe shqiptaret e krishtere, te cilet konsiderohen “maqedone”.
Po ore po, shpejte e kape shumicen, 70-perqind!
Kur ti kemi kthyer ne identitet kete 40-perqindeshin(qe ja ke futur me top), na ka bere firo ai 30-perqindshi i deklaruar ‘Shqiptare’, sepse gati 25-perqind e tyre, ne zemer e shpirt ndihen turko-arabe!
Kjo eshte e verteta e hidhur Remo. Ne keto statistika eshte e sigurte se nuk eshte perfshire asnje shqiptar ortodoks apo katolik. Vete Zoran Zajev ka pohuar se eshte shqiptar ne origjine dhe ka shpjeguar se konvertimi ne sllave eshte bere ne saje te presionit sllav. Mungesa e kishes shqiptare ka qene nje faktor I rendesishem ne konvertim ( nga pagezimi I femijeve me e venien e mbaresave sllave dhe prapashtesat ski, ev, ov etj.) Ana tjeter eshte fanatizmi I theksuar Islamik, qe s’ka pranuar asnjehere konsiderimin shqiptar te te krishtereve shqiptare. Sot ka shume shqiptare te krishtere ne Maqedoni qe punojne per zgjimin e shqiptareve per pohimin e kombesise shqiptare. Nga nje kendveshtrim, Zoran Zajev eshte shprehur me shqiptar se shume te tjere se “shqiptaret ne Ballkan numerohen ne rreth 20 miljone”. Kete nuk e thone as studjuesit tane nga frika se do quhen ekstremiste, nacionaliste, se ja fusin me top etj.
Te pohosh dhe te luftosh per te verteten, eshte nje gje, qe te realizohet, eshte nje gje tjeter.
30 % jane shqiptare dhe 70% jane aliene.Dhe me tutje????
54.21 % maqedonas, 29.52 % shqiptarë, 3.98 % turq, 2.34 % komuniteti rom, 1.18 % serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë = 92.65 % popullsi totale! Atehere cfare jane 100% – 92.65 % = 7.35 % e popullsise? 7.35 % e popullsise i bie te jene aliene! Ose ndonje nacionalitet i papermendur, si ai bullgar, ndoshta!