Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në Tëitter, Zelensky ka zbuluar se biseda e tyre ka zgjatur rreth një orë dhe të dy liderët kanë diskutuar për situatën në terren, por edhe për sanksione, ndihmë dhe “mbështetje specifike për mbrojtje”.
“Sapo përfundova një bisedë një orëshe me presidentin Biden. Bëm një vlerësim të përbashkët të situatës në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve. Folëm për mbështetje specifike mbrojtëse, një paketë të re sanksionesh të zgjeruara, ndihmë makro-financiare dhe humanitare”, shkruan Zelensky.
a.m/dita
