SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazetes të shqiptarëve Dita. PD-ja shqiptare nuk di të dialogojë, por dinë dhe kanë mësuar nga salia vetëm të bëjnë monolog, si mund të merresh vesh kur e majta bën dhe kërkon dialog, ndërsa PD-ja bën monolog. Si ta kuptojë populli këtë soj politikanësh paçavure.
Çfarë janë këta deputetë Halimi, Paloka, Berisha dhe të gjithë duke përfunduar te Ristan burgaxhiu, që e njeh gjithë populli mbarë për bëmat e tij, në krye të KQZ, që ka lënë nam, që me qenë në vend të tij, nuk do të dilja përditë sa në një ekran në një tjetër, duke na diftuar se këtu mundë të na ndodhë si në Ukrainë.. Ç‘janë këta palo deputetë që kërkojnë të nxisin simpatizantët e tyre që t’i ndjekin në gjurmët e tyre, çfarë kërkojnë këta deputetë të zgjedhur nëpërmjet listës që ka përcaktuar kryetari i tyre, këta mesa di unë janë dhe pa imunitete, përse drejtësia duhet të pyesë parlamentin për t’i marrë në pyetje dhe në qoftë se këta kanë shkelur ligjin për nxitje dhune si në Ukrainë??
Këta soj deputetësh harroje se luftojnë për popull dhe komb, por këta janë mësuar duke abuzuar me detyrat që kanë patur para 23 qershorit dhe duan t’i bëjnë presione maxhorancës aktuale që me sa shohim ne si popull është në rrugë të mbarë.
Këta soj deputetësh dhe qeveria e tyre për tetë vjet qeverisje e kanë shkelur me të dy këmbët kushtetutën e këtij kombi, vranë në mes të bulevardit protestues paqësorë, sot u kërkon të ngrihen kundër kësaj qeverie katër muajsh?! Harrojeni se ju mbështet kush o të mallkuar. Ju duhet të shkoni në pranga, ju jeni babëzia.
