Demokracinë do ta shpëtojë… Halimi!

anazapta

 Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Vlorë

 

Ditë moj jemi me fat,

unë ti gjithë shoqëria,

me Halimin demokrat,

do shpëtojë demokracia

 

A të kujtohet Halimi?

Ish i pari drejtësisë,

ai që provonte supën

në burgjet e Shqipërisë

 

Ushtari i xha Saliut

do ndezë llambën e Aladinit

të rrëzojë Ramën e Metën

me metodë të kryetrimit

 

Të vinë prapë në pushtet

se kanë ngelë dhe ca para,

s’kanë kusarët e shkretë

që lanë vendin fukara

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *