Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile, MEPJ: Kushtet që duhen plotësuar

J L

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Franca e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile.

?Të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme:

➡️Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

➡️Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/ 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.

➡️Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë)

❗️Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

 

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • FILS DE PUT, U ben dhe kta morropupthjet e bagetes te kerkojne edhe vaksine edhe test nderkohe qe kur erdhen ketu me pushime sju tha njeri plac me goje.. ytttt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *