Llogaritja e pensioneve, zbardhen koeficientet e rinj të indeksimit të pagave

J L

Llogaritja e të gjitha pensioneve të reja që do ti shtohen skemës duke nisur nga dita e sotme do të bëhen me koeficientet e rinj të  indeksimit të pagave nga viti 1993 deri në 2022. Këta koeficiente do të përdoren për llogaritjen e masës fillestare të çdo përfitimi të ri që do ti shtohen skemës së pensioneve nga 1 prilli i këtij viti dhe në vijim. Tabelën e detajuar të koeficientëve për vitet e

Sipas vendimit të shpallur në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, i cili tashmë ka hyrë në fuqi “Indeksimi i bazës së vlerësuar të vitit 2020 të jetë 3.7  për qind, i llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.  Indeksi do të aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2020 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim. Pas zbatimit të indeksit të bazës së vlerësuar të vitit 2020, indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2020, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr. 561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, gjenden të detajuara në vijim të shkrimit.

Pas aplikimit të indeksit të vitit 2020, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31 dhjetor të vitit 2001, si dhe pagës maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit, të nenit 10, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Pensioni i pleqërisë

Personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar sipas ligjit të sigurimeve shoqërore (të ndryshuar). Ndërsa nënat, që kanë lindur 6 apo më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.

Pjesë e këtij pensioni është edhe përfitimi i reduktuar i pleqërisë. Në këto kushte, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension kur: kanë plotësuar vitet e sigurimit të përcaktuara sipas ligjit, kur nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar sipas ligjit, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj.

Lidhur me masën e përfitimit, pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të ligji për sigurimet shoqërore. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 92, të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

Pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve. Këshilli i Ministrave cakton listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritjes dhe datën e indeksimit.

Lidhur me të drejtën e tërheqjes së pagesave mujore, përcaktohet se pensionet e njohura, por të patërhequra do të paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. Pensionet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti, ushtrohet jo më vonë se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të pensionit. Personi, që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, në mënyra e mjete në kundërshtim me ligjin, detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen duke iu mbajtur çdo muaj 50 për qind e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal.

Share This Article
3 Comments
  • Nje shpjegim,pa shpjeguar,asgje direkte.Edhe vete artikullshkruesi,zor se e kupton,se cfare ka dashur te tregoje.Pensionistet duan shpjegim te thjeshte,qe t’a kuptojne te gjithe,pamvaresisht edukimit (pra shkollimit) te tyre.

  • Krist ! nga kush kerkon spiegim?Edhe keta qe kane shkruar kete nuk e kuptojne.Ne tere boten thuhet :Inflacioni eshte 7% dhe rritja e pensioneve eshte 7% per te perballuar jetesen.Eshte unike pa dengla qe futin keto Rama.Nuk e kupton qe ke nje qeveri te pa afte.?

  • As kuptuam asgjë jo vetëm nga ju por nga të gjithë artikujt që lexojmë edhe nëper shkrimet e tjera. Kupa me kapak e kupa pa kapak e kështu me radhë. Shtet i marrë fund dhe I lëshuar në dorën e individit jo vetëm si qeveri por edhe si popull. Deri dje kishim një iluzion se diçka do nderojë e të ktheheshim prap si pensionista që jemi por jo U bene 30 vjet e ne vend numero. Mjere ky popull akoma pa hyrë në burg hajdutet si Sali Berisha, Ilir Meta Monika, e Basha. E akoma vashdoj e kështu me këtë popull mjeran injorantesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *