Vdekja e Prindit!

anazapta

Të kujt janë ata hajdutë?! Ç`prindër kanë ata të rinj që në mënyrën më të pashpirt e mizore rrahën e lidhën dy të punësuarit e një pike karburanti, duke grabitur më pas të hollat  e atyshme?! Po, mundet dhe t`i kishin vrarë, pasi në duar mbanin thika e kaçavida. Po cilët janë baballarët e tyre?! Ç`bënin ata në atë orë të mesnatës teksa fëmijët e tyre grabisnin me dhunë?! Ku mendonin se mund të ishin?! A flinin të qetë në shtretërit e tyre, apo ishin gjithë marraz e shqetësim se ku mund t`i kishin fëmijët?! A i kanë mëkuar ndonjëherë me moralin e mirë, me atë edukatën e natyrshme prindërore porsi ushqimi për t`i rritur, duke i këshilluar të ishin të ndershëm në jetë, që të mos vidhnin, të mos cenonin jetën apo dinjitetin e ndokujt, që ta fitonin “bukën” duke punuar e mos binin prehë e veseve të ulëta; e më kryesorja, të mos u merrnin erzin si prindër nga sjelljet e veprimet e tyre, por t`i nderonin kudo e kurdo, si shpërblim për sakrificën e tyre për t`i rritur?!

Ka qenë një standard etik i patjetërsueshëm i ekzigjencave prindërore, për të patur pasardhës që nuk do i bënin me turp. Por duket se kur themi ka rënë ‘Familja’, duhet të kemi parasysh pikërisht rënien e ‘Prindit’. Quhet konservator, nganjëherë dhe arkaik, ai raport i dikurshëm mes fëmijës e prindërit, ku i pari nuk guxonte të ngrinte zërin ndaj të dytit, jo aq për frikë sesa për respekt, si element bazë i një kodi të edukatës familjare.  Dhe me ardhjen e një kohe ku sjelljet nuk maten më me kutin e së mirës dhe së keqes, por me kut-e spekullative dhe çorientuese të konservatorizmit e liberalizmit, arkaikes e modernes, çdo vlerë e çdo traditë e mirë u relativizua, me tendencë zhdukjen. Se ky truall jo pak ka jetuar në varfëri, por kurrë jo në një shkërmoqje të tillë të ‘Familjes’ dhe rolit të prindit në edukimin e fëmijëve. Shumë shqiptarë përjetuan një shock të martën teksa televizonet transmetuan pamjet e makthshme të grabitjes së një pike karburanti e dhunimit të dy punonjësve të atyshëm nga një grup të rinjsh. Dhe në këtë rast, “fabrika mediatike” nuk duhet të ngazëllehet me hedhjen në treg te videos në garën e paprinciptë për ekskluzivitete, por të zgjidhë kërshërinë e publikut, se cilët janë prindërit e tyre, se ç`lloj edukate u kanë dhënë, e se çfarë ndjenin për aktin e fëmijëve të tyre?! Një media e mirë, në këtë pikë do  bënte diferencën.

 

Share This Article
3 Comments
  • Keni kapur nje teme mese te drejte.Ka” rene “familja ne pergjithsi.me zor po i mbajme gjalle traditat ku respekti eshte i pari,sjellja e mire ,studimi,por baza e gjithe shoqerise eshte FAMILJA.
    Sot nje pjese e prinderve po i edukojne femijet se gjithçka eshte paraja.A e dinin keta prinder ku i kishin femijet ne ate ore? Sigurisht dhe nje pjese e semundjeve te disa prinderve vjen nga stresi ,nga sjellja e femijve te tyre .Kjo qe po ndodh eshte e tmerrshme,te vleresojne a ke para,si vishesh,e jo si e siguron jetesen.Me keq po shkojme.

  • Nena e lodhur, babai gerrhet..
    ” Ku po shkon bir ?!”
    “Jam turni i trete . Kemi nevoje per leke !”
    Nje dialog i stisur, jo per te justifikuar edukimin familjar (anipse nuk e kane nga kane ardhur e ku jane), por per te theksuar ‘narkozen’ qe shperndan media e sidomos ajo vizive :

    Po ju mbush mendjen te rinjve qe gjerat me te mira ne jete jane ose imorale, ose te paligjshme ose obeze. Me figure dhe me ze. Kur vjedhin ‘familjet’ e parise se vendit dhe tangerllepsen se nuk u hyn gjembe ne kembe,edhe pse kane edukate e kulture familjare e qytetare hane sesa me shume se keta hajdute me perdhune, gjejne dhe ata rrugen e shkurter te zilepsur e dalldisur nga ambiciet e moshes…

    Prandaj jane veshtire gjerat…dhe kur perpiqemi t’i shkepusim nga gjiri i shoqerise kuptojme se jane unifikuar me ne . Se edhe ne jemi hajdut ,por modern, vjedhim shtetin,klientin,token,ajrin,energjine,ujin,taksat….e plot e plot te tjera…

    Egzistojne disa gjera qe eshte e pamundur t’i dish, por eshte e mundur te dish kush jane ato gjera (Kete fjali e kam huazuar nga nje i ndritur).

  • Se kuptoj zoteri pse jeni shokuar kaq shume ?,nuk te pash kaq te shokuar kur hidheshin ne ere 26 viktimat e Gerdecit e ti kerkoje gazetareve te gjenin prindin e atij krimineli. Nuk te kam pare kaq te shqetsuar te mesoje kush ishte prindi i atij qe vrau kater djem nenash ne mesin e boulevardit ,apo dhe ne kete rast meremi me zarat dhe peshkaqenin e leme te kaloje.Ata ti jepen drejtesise dhe eshte ajo qe do vendose per ta.Nuk kemi nevoje te dime emrin e prinderve te tyre se shumica juaj ne 90 vendoset te distancoheshit nga ajo praktike ,por na thuaj zoteri pak vlerat e atij prindit qe djali i tij vrau 26 vete ne GERDEC dhe ju ne nje nga shkrimet tuaja na shpelanit trurin se ky lloj babe ka dhe ca vlera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *