Presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë një kancer në tiroide. Nuk është lajm i propagandës ukrainase, por një hipotezë, shumë e argumentuar, e një prej mediave ruse më të njohur që merret me gazetarinë investigativë, Proekt.
Media e drejtuar dhe themeluar nga Roman Badanin në 2001, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, në një artikull mbi presidentin Putin ngelet gjatë tek shëndeti i tij, duke zbuluar listën e gjatë të mjekëve që rrethojnë presidentin.
Informacionet mbi shëndetin e tij kanë qenë gjithmonë shumë të kufizuara, që në fillimin e karrierës së tij politike, por sipas Proekt kohët e fundit grupit të mjekëve si është shtuar një kirurg i njohur i kancerit në tiroide, që sipas medias në fjalë e ka vizituar disa herë.
Nuk është hera e parë që flitet për një sëmundje serioze të Putin, veçanërisht pas vendimit të tij, i papritur edhe nga rrethi i tij më i ngushtë ndaj Ukrainës. Por serioziteti i një media si Proekt detyroi për herë të parë Kremlinin të përgjigjet zyrtarisht.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov ka thënë se lajmet që e donin Putinin të sëmurë me kancer janë të rreme.
o.j/dita

“Nuk është hera e parë që flitet për një sëmundje serioze të Putin, veçanërisht pas vendimit të tij, i papritur edhe nga rrethi i tij më i ngushtë ndaj Ukrainës.”
Vendim i “papritur” ???!!!
Kissingeri ka 8 vjet qe e ka parishikuar…
http://www.respublica.al/2022/03/12/henry-kissinger-p-r-ukrain-n-dhe-t-ardhmen-e-saj
çojeno te janullatos ta ushti e tja nxjerre xhindin qe i eshte futur
Jo, jo.. duhet te nisim urgjentisht per ne Kremlin Petro Vasilllliin e klinikes se LSI-se… Vetem Ay na i ben derman…
…. por para se te niset.., Monika dhe Krietari i Malit me Gropa na e keshilluan Vasillllllllliin qe para udhetimit .., t’i beje nje vizite malit Tomorr…
Le te meren mediat dhe njerzit me shendetin psiqik te Putinit dhe Biden.Paraja boterore ka punen e saj.
Le te meren mediat dhe njerzit me shendetin psiqik te Putinit dhe Biden.Paraja boterore ka punen e saj.