Ministria e jashtme në Sofje ka theksuar se i pranon me rezervë rezultatet e shpallura në Shkup. “Vërejmë një mospërputhje drastike midis të dhënave të shpallura dhe numrit prej mbi 100 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që personalisht kanë marrë dokumente, me anë të të cilave dëshmohet origjina bullgare dhe vetëdija për marrjen e shtetësisë bullgare. Presim që zëri i tyre të arrijë tek autoritetet maqedonase”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së bullgare.
Debatet lidhur me shifrat e dalura nga censusi i fundit po vazhdojnë edhe në Maqedoninë e Veriut, sidomos kur 7,2 përqind e popullsisë rezidente nuk janë regjistruar në terren dhe nuk është përcaktuar përkatësia e tyre etnike dhe fetare.
Një pjesë e faktorëve politikë bëjnë thirrje që të mos ngriten tensionet ndëretnike dhe censusi të mos shndërrohet në betejë politike.
Enti Shtetëror i Statistikave, në bazë të ligjit të fundit për regjistrimin e popullsisë, e realizoi censusin në mënyrë të kombinuar, në terren, shtëpi më shtëpi dhe përmes internetit për banorët jorezidentë në diasporë. Gjithashtu, banorëve që nuk ishin gjetur në shtëpi nga regjistruesit, iu mundësua të shkonin në zyrat komunale për t’u regjistruar. Megjithatë, një numër njerëzish e bojkotuan haptazi procesin, me mbështetjen edhe të një pjese të partive konservatore.
Në bazë të të dhënave, Maqedonia e Veriut ka 1 milion e 837 mijë banorë rezidentë, prej të cilëve 58,4% maqedonas, 24.3% shqiptarë, 3,8% turq, 2,5% romë dhe pakica të tjera më të vogla.
Ndërkohë, sipas numrit të përgjithshëm ku është përfshirë edhe diaspora, shqiptarët përbëjnë 29.5%, ndërsa maqedonasit 54.2%. Vetëm rreth 260 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut me banim jashtë vendit e kanë shfrytëzuar të drejtën e vetëregjistrimit nëpërmjet internetit, teksa vlerësohet se numri i diasporës është rreth gjysmë milioni./VOA
a.m/dita

Realisht etiketimi “maqedonas “eshte e pa pranueshme sepse eshte nje vend qe historiksht perbehet nga nje popullsi sllave ,shqiptare te kthyer ne turq,dhe epiriote (perfshi edhe greke).Qemoti shkrimtaret e vjeter shqiptare keta ne historite e novelave te tyre i quajne bullgare qe luftuan me cetat e tyre kunder turqve.Bullgare kane te drejjte ne abuzim me keto shifra.
Edhe nese deklarohen Shqiptare ne dokumente; shpirterisht e ne formacionin e mentalitetit jane krejtesisht Turq ( Anadollak) Udheheqesi i tyre eshte Erdogan.
Edhe nese deklarohen Shqiptare ne dokumente; shpirterisht e ne formacionin e mentalitetit jane krejtesisht Turq ( Anadollak) Udheheqesi i tyre eshte Erdogan.