Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike këtë të premte me Putin, ku i ka kërkuar që të takohet me Volodimir Zelenskyn, sipas mediave turke.
“Do të ishim shumë të lumtur nëse do të arrinim të ndryshonim marrëdhëniet negative në pozitive mes dy liderëve”, mësohet të ketë thënë Erdogan pas telefonatës me Putin.
Raportohet gjithashtu se dy krerët diskutuan mbi takimin mes delegacioneve të dy vendeve në Stamboll të martën. Erdogan tha se takimi u zhvillua në një mënyrë konstruktive dhe pozitive, gjë që ngjalli shpresat për paqe.
a.m/dita
