Ndryshohet axhenda e ndeshjes së parë, FIFA modifikon kalendarin e Botërorit

Amelda Amelda

Botërori “KATAR 2022” do të ngrejë siparin më 21 nëntor dhe do ta ulë më pas në datën 18 dhjetor me finalen e madhe.

Pasditen e djeshme është hedhur dhe shorti i grupeve ku që në fazën e parë të saj do të ketë përballje emocionuese.

FIFA këtë herë ka menduar ndryshe duke modifikuar kalendarin, për më tepër që nuk ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.

Si gjithmonë ndeshja e parë në këto kompeticione e zhvillon vendi organizator, por në këtë Botëror ka një përjashtim.

Katari si vend organizator nuk do ta luajë ndeshjen e parë të këtij kompeticioni ndaj Ekuadorit, por do të jetë Senegal-Holandë takimi hapës, e cila do të luhet në orën 13:00.

Dhe me Katarin që duelin e saj do ta zhvillojë në orën 19:00. Ndeshjet e tjera të ditës së parë të Kupës së Botës janë: Angli-Iran në orën 16:00 dhe SHBA-Skoci/Uells/Ukrainë në orën 22:00.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *