(Me rastin e 210-vjetorit të lindjes)
Me të drejtë Johann Georg fon Hani mund të quhet “babai i albanologjisë” në veprën e tij vetëm me arkeologji nuk është marrur, por ai ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe, etnografisë, gjeografisë, historisë së saj prej nga ku në fillim të viteve 1900 autorë të tjerë kishin për bazë studimet e Hanit. Ishte edhe fatmbarësi sepse atyre studiuesve u erdhi në ndihmë lulëzimi i shkencave në universitete me mbështetjen e Akademisë Perandorake të Shkencave të Austrisë.
Eksplorimet e shumta gjeografike të bëra në fillim të Kohës së Re zgjuan interesin e gjuhëve. Kolonizimet në Azi mundësuan studimin e gjuhës e së vjetër indiane, çoi në studimin e gjuhës sankrite nga vëllezrit Shlegel në universitetet evropiane. Lindën metoda të reja të studimit të gjuhësisë , si metoda historike – krahasuese e cila u bë bazë e studimit të gjuhësisë në fillim të shekullit të 19-të. Kalimi nga faza parashkencore e Albanologjisë me autorë si Lajbnici, Tumani, dhe Fallmerajerit, Ksilanderi, Boesë, si udhëtarë dhe diplomat etje, studimi i gjuhës shqipe ishte në disiplina të ndara e të veçanta. Faza shkencore fillon me F Bopin i cili përcaktojë gjuhën shqipe si gjuhë indoevropiane dhe Johan Georg Von Hani i cili ishte guri i themelit të Albanologjisë me studimn e tij veprën “Albanische Studien(Studime shqiptare) , botuar në Vjenë 1854 me tre vëllime.
Po ashtu vepra e dytë “Reise durch die Drin und Vardar” (Udhëtime nëpër viset e Drinit e të Vardarit) botuar në vitin 1867 . Vëllimi i tjetër “Përallat greke shqiptare” në dy vëllime. Në “Studimet shqiptare ai ka edhe studimin për një fjalor me 6000 fjalë punoi për shqipen me Kristoforidhin. Çështja e hershmërisë së ngulimeve shqiptare kishte ngjallur interes në shkencëtarë të ndryshëm. Kjo çështje qysh nga fillimi i ndau albanologët në dy kampe: kampi i parë i autoktonisë dhe kampi tjetër i atyre që mbështetnin tezën e joautoktonisë. Ky debat mendimesh pasqyrohet në historinë e studimeve austro-hungareze për Shqipërinë. Eksplorimet e tyre ishin në një terren krejt të panjohur dhe me një klimë e terren tejet të vështirë. Atyre iu desh të përballeshin me probleme nga më të ndryshmet: zona pa rrugë, higjenë të ulët, apo që mungonte, malaria të shoqëronte kudo, probleme me gjuhën, mosbesimi i popullsisë vendase dhe pasiguri nga ana ligjore në malësinë shqiptare. Shpesh studiuesit linin amanetet e fundit përpara fillimit të ekspeditës. E megjithë këto vështirësi këta studiues patën arritje të shkëlqyera në albanologji. Me të drejtë Johann Georg fon Hani mund të quhet “babai i albanologjisë” në veprën e tij vetëm me arkeologji nuk është marrur, por ai ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe, etnografisë, gjeografisë, historisë së saj prej nga ku në fillim të viteve 1900 autorë të tjerë kishin për bazë studimet e Hanit. Ishte edhe fatmbarësi sepse atyre studiuesve u erdhi në ndihmë lulëzimi i shkencave në universitete me mbështetjen e Akademisë Perandorake të Shkencave të Austrisë. Fotografitë e Joszef Sekelit i cili u bë pjesë e ekspeditës së Hanit, janë sa të ralla për rajonin e Ballkanit, po aq të kuruara me mjeshtri profesionale. Për një fotografi harxhohej dy orë, dhe ti transportoje nëpër varka mjetet e fotografimit ishin vështirësia më e jashtëzakonshme. Jozef Sekeli ose “Josef Szekely”, fitoi çmim me medalje bronxi në një panair të organizuar në Paris në vitin 1867, mendohet se ka pasur edhe fotografi nga Shqipëria. Po ashtu në vitin 1878 përsëri në Paris merr medaljen e argjendtë.
Ndikimi i autorëve shqiptarë në studimin e Hanit është një nga veçoritë e studimit të tij . Nga shumë autorë të shkrimeve të vjetra në gjuhën shqipe ka një sërë emrash që nga Nikola Keta i cili konsiderohet si parardhës i personaliteteve të kulturës shqiptare si Krispi e Bidera të cilët ishin nxënësit e tij. Krispi kishte mbetur në tezat e gjuhësisë së vjetër, sa të kërkonte me skrupulozitet marrëdhëniet e gjuhës shqipe me (gjuhën e parë ) hebraishten. Nikolo Keta me librin e tij i ndarë në tre vëllime “Thesarit të shënimeve” ka kryer një studim për lashtësinë shqiptare në përgjithësi dhe pati një ndikim me tezat e tija në shkencën tonë albanologjike të Rilindjes. Kjo duhet parë nga rrugëtimi që kanë marrë që nga Krispi, De Rada, Dorsa, Hani, Kamardës dhe të tjerë bashkëkohës të tyre, apo që i pasojnë ata. Engjëll Mashi e shfaq Shqipërinë sa të lashtë po aq të panjohur është tjetër pasardhës i Ketës me veprën e tij botuar në Napoli në vitin 1807, “Fjalë mbi origjinën, doket dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar”. (Discorso sull, origine,costume e stato atuuale della nazione Albanese), vepër që pati jehonë, sepse u përkthye e u botua pas dy vjetësh frengjisht, në “Analet e udhëtimit” të gjeografit Maltë- Bryn, dhe njohu edhe një botim të dytë italisht në mes të shekullit. Interesi i kësaj vepre, ishte se Mashi mbrojti tezën e autoktonisë së shqiptarëve- gjë që e afron me Ketën, të cilit nuk ka informacion se ia njihte veprën, por njihte Lajbnicin dhe Tunmanin që e kishin mbrojtur këtë tezë në vitin 1774. Jeronim De Rada ka pasur një korrespondencë të rregullt me Gustav Majerin që njihen edhe si “Katër Letrat e Jeronim De Radës drejtuar Gustav Majerit” këto letra ruhen në Universitetin e Gracit në Austri. Në njërën nga këto letra tërhiqet vëmendja e Majerit për alfabetin e gjuhës shqipe, shtrohet problemi i shumë mënyrave të shkruarjes së gjuhës shqipe. Gjurmët e gjuhës sonë shkruan De Rada – gjenden në lashtësi parahistorike me sa di unë, para dukjes në histori të ilirëve: ato gjurmë të hetuara nga unë më 1840 dhe të vëna në dukje më vonë nga Hani, vlejtën për shumë vetë që të na identifikojnë me pellazgët(plak pleq). Dihet se kjo tezë u bë tezë e rilindësve tanë, e Pashko Vasës, e Sami Frashërit e të tjerëve të cilët nëpërmjet lashtësisë së madhe të popullit shqiptar, kërkuan të afirmojnë me forcë të drejtat e tyre kombëtare. Në librin monografik kushtuar Hanit i autorit Gerard Grimm i cili pas një pune tre vjeçare na dha një monografi të plotë për jetën dhe veprën e Hanit, një botim prej 385 faqesh që qarkulloi më 1966 në Wiesbaden të Gjermanisë. Vepra ka shtatë kapituj. Autori përshkruan përpjekjet shkencore të Hanit. Autori ka analizuar shkrimet e Hanit për gjuhën shqipe, lidhur me alfabetin, historinë, etnografinë e folklorin, duke vënë në dukje kontributin e tij në këtë fushë. Sipas Gerardit, opinoni për Hanin si një studiues i talentuar dhe tepër pasionant ishte arsyeja që e tërhoqi për të shkruajtur këtë monografi. Por shton autori për Hanin se ai u mor edhe me studimin e fjalorëve që kishin dalë deri në atë kohë në gjuhën shqipe, për të dhënë gjykime e vlerësime e tija. Në udhëtimin nga Janina në Shkodër, ai nuk ndoqi rrugën e një turisti të thjeshtë, përkundrazi u përpoq të njohë sa më mirë historinë e këtij vendi, duke u futur në mjaft shtëpi dhe skuta të vendeve që vizitoi, prandaj edhe vepra paraqet interesa në disa fusha të dijes.
Hanin ndaj e tërhoqi edhe gjuha e vendit të shqiptarëve, këtij populli të lashtë në Ballkan dhe për këtë ka ngritur edhe çështje të diskutueshme dhe problemore. Në fushën e shkrimit të shqipes tek Hani vëmë re dy linja: Puna që kreu për të zbuluar gjurmë të shkrimit të vjetër shqip: Përpjekjet që bëri për të zbatuar një variant të alfabetit të shqipes, mbështetur në atë grek. Sensasioni që dha konsulli austriak në Janinë J. G.Han për filologët e Evropës juglindore që interesoheshin për kulturën pellazgjike ishte i jashtëzakonshëm. Euntuziazmi që përfshiu atë për zbulimin e një alfabeti të vjetër në vilajetet shqiptare të Perandorisë Osmane, mbasi mendoi se kishte rënë në gjurmët e gjuhës së lashtë pellazgjike, ide që solli diskutime për prejardhjen e këtij alfabeti ishte I papërmbajtshëm, ku tezat dhe kundërtezat vazhduan edhe në shekullin tonë derisa ju dha fund enigmës së Hanit, duke përcaktuar se hartuesi i këtij alfabeti ishte Teodor Haxhifilipi, i njohur ndryshe si Dhaskal Todri. Është filologu shqiptar Gjergj Pekmezi i dërguar nga Akademia e Vjenës në Elbasan për studime dialektologjike dhe në veçanti, për studimin e shkrimeve të vjetra, i cili ra n gjurmët e tyre.
Alfabeti që zbuloi Hani, kishte pasur jehonë në Elbasan dhe në Berat, po përsëri sipas Hanit, ky ishte sjell nga Voskopoja, nëse është i saktë ky pohim siç e trajtoi Hani. Eqerem Vlora botoi në Stamboll të përkthyer nga “Studime shqiptare” që bënte fjalë për shkrimin e vjetër pellazgjik, e konsideroi mirësinë që na bëri Hani, shpëtimin e abc-së së vjetër pellazge. Një fakt tjetër interesant për udhëtimin e Hanit nga Janina në Shkodër, ishte edhe qëndrimi në Gjirokastër në shtëpinë e Vaso(Veso) beut . Ai edhe këtu gjeti diçka të veçantë. Gjirokastriti në shkrimet e tij nuk përdorte asnjë nga sistemet e shkrimit që mund të përdoreshin në Gjirokastër, por, sipas Hanit përdorte një alfabet që ishte “sekret”. Një shpikje e njohur në Shqipëri e cila përdorej për të komunikuar mes njerëzve të familjes. Ai arriti të grumbullojë ca gërma dhe ti botojë në faksimile të veçantë në “Studimet shqiptare”. Janë njëzet shkronja dhe pasqyrojnë 22 fonema shqipe. Alfabeti që përdori J.G. Hani për gjuhën shqipe përdori gërma greke, duke kombinuar e duke formuar dyshkronjësha. Hani eci në gjurmët e Vangjel Meksit e u mbështet në alfabetin që kishte përdorur laboviti në përkthimin e “Dhiatës së re”në vitin 1827, mbasi autori e kishte njohur. Alfabeti i diplomatit austriak është mjaft homogjen përsa i përket mbështetjes në alfabetin grek,por është mjaft heterogjen për parimet që zbaton. Por Hani nuk ndoqi vetëm sistemin dyshkronjëshave në alfabetin e tij ,por përdori edhe shenja diakritike. Megjithatë ky sistem shkrimor pati ndikim tek K. Kristoforidhi me të cilin pati lidhje të ngushta. Por edhe Kristoforidhi me autoritetin e tij shkencor megjithë respektin që kishte për Hanin , gjeti vend në fjalorin e tij për gjashtë ndryshime. Në treshen Meksi, Han dhe Kristoforidhi secili mundohet të jetë sa më original, duke bërë plotësime dhe ndreqje sipas bindjeve të veta. Ndikime pati Hani edhe tek Dhimitër Kamarda. Arbëreshi në dy veprat që botoi më 1864 dhe 1866 zbatoi alfabetin e Hanit, por edhe ai ndryshoi disa gërma. Vepra e J.G. Hanit pati vlerë për kohën kur u shkrua dhe qe me një rëndësi të veçantë, mbasi afirmonte gjuhën, historinë e popullit tonë në këtë cep të Evropës Juglindore
Përgatiti Kastriot Kotoni

Ky albanologu i mesipërm, qenka BABAI i shqipes…..
Po NËNA, kush është o artikullshkronjës ?
Nëna dihet, se kush është babai, e di vetëm NËNA.
Pamvaresisht se jane 50 vjet para Hahnit,,Johan Tunmann dhe Jakob Falmeraier jane rigorozisht me shkencore,se Hahni.Tunmann dhe Ksilander vune themelet e gjuhesise krahasimtare indoeuropiane.Si Historian Falmerajer raportoi i pari perberhjen ethnike te popullsise te shtetit te sapoformuar grek,qe e shihte me 40% shqiptare.Kjo solli reaksionin e politikaneve sundues greke,qe e shpallen Armik te greqise dhe derguan komite ne Austri per ta vrare.
Si gjuhetar Tunman eshte autor i ligjerates lapidare qe ne 1774,kur europa jetonte ne mesjete::Ne gjuhen e popullit shqiptar une shoh fqinjet e grekeve te lashte dhe nenshtetasit e Romes se Vjeter.Te dyja keto me tregojne Iliret:”.Perkundrazi parashkencor dhe romantik eshte Hahni me teorine pellasgjike,qe vertet kenaq krenarine e lashtesise eterne,por i keput rrenjet ilirjane popullit shqiptar.Si gjuhetar Eshte Hahni parashkencor dhe diletant,NUK EGZISTON SIKUR NJE FJALE E VETME E SIGURTE,E PRANUAR NGA GJUHA PELLASGE.Ekziston vetem nje deshmi e Herodotit per eksistencen e ketij populli para ardhjes se gtekeve ne Balkan.O burra te marrim deren ne krahe dhe te shpallemi pellasge.Kemi emra,kemi fjale,kemi toponime te trasheguar,kemi kulture materiale te trasheguar nga iliret,.Hajt te braktisim kasollen tone,se u cfaq nje keshtjelle ne horizont..Ajo keshtjelle eshte MIRAZH,Kete duan grekerit e sotem qe jane pa rrenje.Duan kasollen tone.
Shkencetaret gjeniale te historise dhe gjuhes shqipe,Xhuvani dhe Cabeu largoheshin me neveri,kur afrohej ndonje sharlatan pellasgjik si prof.Konda,ose ndonje akademike etruskiane si copa budallaqes Nermin Pallaska.
Prandaj ti Kotoni te kesh nje gje parasysh:Nuk percakton koha kur ka jetuar nivelin shkencor,por eshte vepra qe percakton nivelin shkencor.
Si folklorist Hani mbloshi perralla,poezi dhe kenge popullore ne viset shqiptare te Epirit,qe ne kohen e tij banohej 90% nga popull autokton shqiptar dhe 10% pakica vllahe.Popullsi greke ne shek.XIX nuk ka pasur ne Epir.Perrallat qe mblodhen Meksi dhe Kristoforidhi,Hahni i quan Perralla greko-shqiptare.
Po mjeku i mbretit Oton ,Reinholdi udhetoi ne thellesi te Greqise,,gjer ne ishujt e Egjeut Hidria dhe Specia dhe nuk gjeti perralla greke,nuk gjeti poezi popullore greke,NUK GJETI AS GREKE,.Botoi Vellimin Folklorik Nete Pellasgjike ne 1840 me folklor Shqiptar.Po Reinholdi ishte 20 vjet para Hahnit,,po pastaj ishte parashkencor? Hahni solli shume material gjuhesor,folklorik,etnografik,por ishte nje amator,me detyre konsull ne Janine.Nuk kishte formim shkencor,,As ne gjuhesi as ne histori,as bne Antropologji,,Ngaterroi Alfabetin e Todhrit,me ndonje alfabet te sterlashte pellasgjik..Nje gjuhetar i Akademise se Vjenes,Gjergj Pekmezi e percaktoi::Shkrim kursiv me alfabet grek te shek 18 te ndryshuar individualisht:.Ja ndryshimi midis shkencorit dhe parashkencorit,.
Eqrem Cabej ka jetuar dhe punuar 50 vjet para Petro Zhejit,.Tani si te them une,qe Eqrem Cabej eshte parashkencor dhe Petro Zheji eshte Shkencor,,,sepse shkenca ecen perpara?Jo une do them te verteten,qe Petro Zheji mund te kete merita si perkthyes,por ne shkencen gjuhesore eshte nje sharlatan,Jo nje parashkencor,po nje cope hajvani qe fliturom ,me pras,si pun e Agim Dalipit,nje fare Pellasgos Erdoqen dhe ca gjuhetare berberhanesh qe qethin fjalet sikur qethin leshrat.
Greket jane si ay femija tekanjos qe kerkonte thana ne Shendre,.Behen thanat ne Shendre,se me hahen mua.
Ja c`peroi Historiani i famshem Tirolez Jakob Falmeraier me greket.
Ne 1820 shkoi ne brigjet e Detit te Zi,ne veri te Turqise,.Shumica e popullsise ishte autoktone greke.Shkroi vepren e pare historike-Historia e Mbreterise se Trapezundit.Turqve nuk u ngeli hateri se shkroi te verteten,Trapezundi banojej nga greket,pamvaresisht se edhe sot eshte pjese e shtetit turk..Kur erdhi ne More ne 1827,ketu behej lufte midis shqiptareve arvanite dhe turqve.shhkoi ne Athine ne ishuj dhe shenoi ato qe pa.Shkroi Historine e banoreve te Morese.Popullsia e Greqise se pare deri ne vitin 1831(pa Epirin,Thraken perendimore,Kreten Qipron etj,qe u pushtuan me vone) sipas Falmeraierit perbehej nga 40% shqiptare,20% vllahe,20%sllave dhe 20% te tjera e perbenin pakica greke,turke,cifute,egjiptjane,cigane etj.
Greket e Stambollit qe erdhen drejt e ne pilaf se ua shtruan shqiptaret qorra,qe u sakrifikuan,e bene armik kete shkencetar te vertete,qe ndejti 7 vjet ne Greqi dhe paguan kriminele per ta vrare.Po kur shkroi per Trapezundin qe eshte grek,pse te pelqeu ty?Kjo e verteta tjeter nuk te pelqeka?