Iraniani Bijan Pooladrag akuzohet se ka kryer shërbime për personat e shpallur si “organizata terroriste” si dhe ka kryer përgjime të paligjshme. SPAK njoftoi të premten se ka mbyllur hetimet dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.
“Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal është dërguar për gjykim i pandehuri Bijan Pooladrag (shtetas nga Irani), pasi akuzohet se ka konsumuar elementet e veprave penale, “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur organizata terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga nenet 230/ç ,234/a/2, 293/a/1, 293/b/1, 293/c/1 dhe 293/ç të Kodit Penal,” – bëri të ditur SPAK.
Pooladrag u arrestua në tetor 2020 nën dyshimin se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e MEK, një organizatë opozitare iraniane në ekzil, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetësimin e amerikanëve.
“Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit” është themeluar në vitet ’70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste.
Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.
Policia e Shtetit njoftoi në vitin 2019 se kishte dyshime se persona të agjenturës iraniane kishin përgatitur ndërmarrjen e sulmeve terroriste në territorin e Shqipërisë.
Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur është një vepër penale që dënohet me 4 deri në 10 vjet burg ndërsa përgjimi i paligjshëm dënohet me 7 deri në 15 vjet burg.

Politika e dajes per ta armiqsuar Shqiperine me Iranin! Nje politike per te cilen daja nuk paguan asnje kacidhe, perkundrazi arrin te marre llokma te majme nga Shqiperia (Skavica, Butrinti, etj.)!
me more me e mare daja apo me ngel neper duart e kulufeve shqiptare ? Te gjithe e dime se si perfundojne gjerat tek kjo e fundit
Heret a vone Shqiperia do te paguaj per keto idiotizma qe e çuan vendin ne nje baze amerikane te spiunazhit ku levrojne legalisht gjithfare terroristash, kurse shteti shqiptar ju garanton sigurine e paprekshmerine.
Gazo ,ne do amerike do te shkosh pas valles se amerikes.Komente anti amerikane i sherbejne Saliut.Demokracia amerikane kete ka ,zgjidh ku te duash.
Futja kot o mali, Saliun, biber-rajersonet e instaluan atje dhe tani tundin karten ‘non grata’, e qe ta dish se barbari i vicidolit, s’eshte aspak anti-aaaaaaaaaa, ai edhe sumen ua lepin, keto jane lojera te ndyra. Ai eshte anti-shqiptar i garantuar sic eshte edhe Kryeveziri i Surrelit, te dy e gjeten gjuhen menjehere per te strehuar keta kermat muxhaidine qe asnje vend tjeter i NATO-s, nuk i pranoi. Te gjithe dine ta hedhin vallen por kane dinjitet e jo legene per nje karrike pushteti. Shqiperia dhe Kosova, jane kthyer ne nje vrime te zeze ne mes te Europes, trushpelaret keshtu hodhen valle per pese shekuj nen turkun, u perdoren me vetedije te plote ne dem te interesit te vendit te tyre dhe te fqinjeve, mbollen ato armiqesi dhe ndasi qe na shoqerojne akoma sot, shkurt fjales, kavie eksperimentale, te pa afte per te krijuar shtet.
Sikur patem nje enderr dikur, integrimin ne BE, ku shkoi? Pavaresisht burokracive te Brukselit e te tjera si keto, ne si shoqeri deshtuam, e nisem keq dhe si dihet ku do ta cojme marrezine se me demokracine e vertete, s’kemi te bejme fare! Pikerisht keta njerez te promovuar nga ata qe i shikonim si perendine, me ato rekomandime per ta cuar cdo gje ne zero dhe vertete e arriten, 97-98, me ato konjuktura plus mentalitetit mesjetar qe kemi apo semundjes per t’ju qepur prapa NJeshit, per lesh do te shkojme!