Ka pasaportë ruse dhe njihet për miqësinë me Putin, aktori i njohur francez bën një hap pas: “Eksese të papranueshme”

redaktor

 

Në Francë, admiruesit e Gérard Depardieu janë të vetëdijshëm për dallimin mes aktorit dhe individit.

I njohur për miqësinë me Putin, aktori francez i parapriu me një deklaratë për shtyp shfaqjes së tij për tre net radhazi në Teatrin Champs-Elysées.

Në fakt, deklarata iu kërkua nga ky i fundit, me frikën se shfaqja mund të kompromentohej nga miqësia e Depardieu me Vladimir Putin.

Në deklaratën për shtyp të publikuar mbrëmjen e së enjtes më 31 mars, një ditë para fillimit të shfaqjes, aktori, i cili ka pasaportë ruse që nga viti 2013, shprehet: “Populli rus nuk është përgjegjës për ekseset e papranueshme të liderëve të tij, si Vladimir Putin”.

Aktori merr përsipër të dhurojë “të gjitha të ardhurat nga tre koncertet për viktimat ukrainase të kësaj lufte tragjike vëllavrasëse” (biletat kushtojnë nga 5 deri në 110 euro).

Shkrimi në Le Monde

Siç raporton “Le Monde”, para se të hapeshin dyert e teatrit, fansat e Depardieu pritën në radhë me durim, për të parë “artistin, sepse pjesa tjetër është problemi i tij”.

Kremlini iu kundërpërgjigj deklaratës së aktorit përmes zëdhënësit të Putin, Dmitry Peskov. Ky i fundit tha se aktori ndoshta nuk e kuptonte plotësisht situatën në Ukrainë dhe u ofrua t’ia shpjegonte.

Depardieu u largua nga Franca për arsye tatimore në vitin 2013. Putin ia dorëzoi personalisht pasaportën ruse në Soçi.

Në atë kohë, aktori dhe presidenti shtrënguan duart dhe u përqafuan me njëri-tjetrin, me Depardieu që e përshkruan Rusinë si “një demokraci të madhe”.

a.d  / dita

 

Share This Article
9 Comments
  • I shkreti Depatie, ka ngelur ne kujtesen e shikuesve te filmave vetem permes personazheve negative! Duket keto i pershtateshin pasqyres se shqiprtit te tij, fytyres! Ndonje rol pozitiv qe ka luajtur, si ai i ‘Konte Monte Kristo’, kane kaluar tel shikuesit pa gjurme te thella!

  • Deperdieu eshte homo pederast i vetdeklaruar, milioner qe nuk deshite paguaje taksat ne shtet,

    prandaj:

    CFARE MORALI MUND TE PRESESH NGA NJE PEDERAST QE ESHTE SI ENVERI?

    qe:

    Per interesa te ngushta egoisten personale shiti jo vetem bythen, por edhe moralin elementar qytetar?

  • Shume artiste dhe aktore nga amerika dhe bota shkuan ne rusi thjesht per arsye te paguajne taxa me pak se ne shtetin e tyre.Une medoj qe keta ,ndonese jane me emer ,nuk jane humane Keta jane hipokrite ndaj njerezimit.Taxat qe do te paguanin me miliona do te shkonin ne sherbim te popullitPer mua jane plehera dhe nuk shikoj asnje film te tyre.

  • Ku krahasohet si aktor Depardieu me komedianin Volodymyrin! Depardieu ka luajtur tragjedi ne filma, Volodymyri po e luan tragjedine ne jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *