Vuçiç prezanton “Serbia 2025”: Paga mesatare 1 mijë euro, 20 mijë euro për çdo serbe që lind fëmijë

redaktor
Vuçiç duke votuar

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka prezantuar përmes një opinioni në gazetën “Blic” programin “Serbia 2025”. Për aq sa intereson, në opinionin e zotit Vuçiç, ka vlerë të tërhiqen disa shifra domethënëse.

Konkretisht sipas tij, Serbia përfitoi vetëm vitin e shkuar 3.9 miliardë euro investime të huaja direkte që përfaqësojnë një shifër më të madhe se ajo e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të marra bashkë.

Papunësia është poshtë 10%, paga mesatare ka shkuar në 635 euro në muaj, ka nisur puna për 250 fabrika të reja.

Deri në vitin 2025, Vuçiç parashikon të jenë investuar 14 miliardë euro në projekte të ndryshme publike; 9 miliardë në infrastrukturë, 1 miliardë euro në furnizimin me ujë, 700 milionë për rininë, 600 milionë për shëndetësinë, 600 milionë për arsimin dhe dixhitalizimin, 500 milionë për kulturën dhe turizmin, 500 milionë për infrastrukturën sportive, 300 milionë euro për bujqësinë.

Vuçiç ka njoftuar se puna për metronë e Beogradit ka nisur në muajin nëntor 2021, ndërkohë që qeveria serbe premton se në kuadër të politikave pro-natalitetit do të akordojë 20 mijë euro për blerje shtëpie për çdo nënë që lind fëmijë.

Si pjesë të fushatës së vet elektorale, Vuçiç ka premtuar që në fund të mandatit tjetër paga mesatare do të arrijë 1000 euro dhe pensioni 500 euro.

i.b. / dita

Share This Article
2 Comments
  • He ja mban Rames ta beje ne 2025 pagen 1000 euro? Kjo do ishte mireqenie e garantuar per shqiptaret.
    Serbet me sa kam pare aty ku jetoj ne Europe, nuk i sheh si popullsi emigratore. Nuk besoj qe kjo lidhet me dashurine qe ata kane per vendin e tyre, por me mireqenien qe vendi i tyre u ofron. Pse do iki une nga vendi im kur atë e kam te bukur dhe më garanton nje page te mire per te jetuar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *