VOA: Ndikoi agresioni rus në Ukrainë, Vuçiç fiton zgjedhjet në Serbi, kutitë e shqiptarëve të Luginës, thuajse bosh

redaktor
Russia's President Vladimir Putin (R) invites for talks Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (L) during their meeting in the Novo-Ogaryovo residence, outside Moscow, on July 8, 2014. Russia and Serbia are ready to start procedures of signing an agreement on the South Stream gas pipeline in the next few days, the Itar-TASS news agency quoted Russia's Prime Minister Dmitry Medvedev as saying yesterday after his talks with Vucic. The 16-billion-euro ($21.8 billion) South Stream pipeline would stretch nearly 2,500 kilometres (1,500 miles) from Russia under the Black Sea to Bulgaria, Serbia, Hungary and Slovenia before reaching a terminal in Italy. It is an attempt to reduce Moscow's reliance on Ukraine as a transit country for its natural gas following disputes with Kiev in 2006 and 2009 that led to interruptions of gas supplies to Europe. AFP PHOTO / POOL/ MAXIM SHIPENKOV (Photo credit should read MAXIM SHIPENKOV/AFP/Getty Images)

 

Presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të së dielës në Serbi, ku ai u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit.

Presidenti Vuçiç, siguroi kësisoj një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Vëzhguesit thanë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 19:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit, ishte 54.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në krahasim me 44.9 për qind sa ishte në vitin 2020.

Rezultatet e para zyrtare nuk priten para së hënës në mbrëmje, por anketat flasin se presidenti Vuçiç është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension.

Opozita kryesisht bojkotoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, duke lejuar Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandër të Vuçiçit dhe aleatëve të tij të mbajnë 188 vende në parlamentin me 250 deputetë.

Agresioni rus në Ukrainë më 24 shkurt ushtroi ndikim të madh në fushatën në Serbi, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.

Kremlini gjithashtu mbështet kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës.

Megjithëse Serbia mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, ajo refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.

Një politikan veteran që shërbeu si ministër i Informacionit në fund të viteve të 90-ta në qeverinë e ish presidentit serb, Slobodan Millosheviç, Aleksandër Vuçiç pohon të jetë shndërruar nga një nacionalist i flaktë në një ithtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por edhe të neutralitetit ushtarak dhe lidhjeve me Rusinë dhe Kinën.

Opozita dhe organizatat humanitare e akuzojnë atë dhe aleatët e tij për një stil sundimi autokratik, korrupsion, nepotizëm, kontroll të mediave, sulme ndaj kundërshtarëve politikë dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës, kishin mundësinë të zgjedhin mes 20 kandidatëve për deputetë nga “Koalicioni i shqiptarëve të luginës” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi i cili deri tani ka mbajtur postin e deputetit dhe “Alternativa Demokratike shqiptare”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përfaqësuar me tre deputetë në parlamentin prej 250 vendesh të Serbisë dhe përfaqësuesit politikë shpresojnë që të përsërisin këtë përfaqësim me gjithë ndarjet e brendshme.

Pjesëmarrja në zgjedhjet në rajonin e banuar me shumicë shqiptare ishte e ultë ndërsa vëzhguesit thanë se kutitë e votimit për presidentin e Serbisë ishin pothuajse bosh.

Marrë nga VOA

 

Share This Article
2 Comments
  • Për fat të keq ndarja e vendeve në kampe armike po ndodh.Rusia,Serbia,BJELLORUSIA,etj kundër USA,UK,GJERMANI,FRANCË,ITALI ,etj.Bota si para luftës së dyte botërore,boshti Berlin,Romë,Tokio Vs Botës Përëndimore.A do kemi luftë të kampeve armike ???!!! Më mirë një fund i tmerrshëm apo një tmerr pa fund????!!!!.O GOD save The World.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *