Të ardhurat nga taksa e qarkullimit për 2021, 18 herë më shumë se fondet e brendshme për mirëmbajtjen e rrugëve

J L

Të ardhurat nga taksat e automjeteve, duke përfshirë edhe taksën e qarkullimit mbi karburantin, arritën 26.7 miliardë lekë (217 ) milionë euro në vitin 2021 me një rritje 13% në krahasim me vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga vlera e totale e taksave që paguan automjetet, 73 për qind (rreth 160 milionë euro) ishin të ardhura që u siguruan nga arkëtimet e taksës së qarkullimit.

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit u rriten me 15.6 për qind në vitin 2021, kryesisht prej rritjes së konsumit pas pandemisë Covid-19.

Taksa e qarkullimit e cila vilet tek nafta ka si qëllim grumbullimin e fondeve për të investuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore të vendit, po qeveria shqiptare historikisht ka investuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore shumë më pak se arkëtimet. Fondet e brendshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore me 2021 ishin 1,1 miliardë lekë ose 18 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksa e qarkullimit.

Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin aktualisht është në masën 27 lekë/litër. Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të gazoilit të importuar apo të prodhuar në vend, me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë. Taksa paguhet nga qytetarët gjatë furnizimit me naftë ose benzinë në pikat e tregtisë me pakicë.

Sakaq, opinioni publik kohët e fundit është përfshirë në debatin se barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po vjel taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit dhe në plan janë dhe rrugë të tjera kombëtare.

Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës. Të ardhurat nga taksa e qarkullimit zënë rreth 9% te të ardhurave tatimore.

Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes që po zbaton qeveria konstaton se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit”.

Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së transportit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare.

Përkundër investimeve të rëndësishme sidomos në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sektori i transportit ende nuk është bërë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Shqipëri.

Vendet e BE-së kanë miratuar një plan për një zonë të përbashkët të transportit europian drejt një sistemi konkurrues dhe efikas të burimeve të transportit.

Në kuadër të këtij plani deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvillojë transportin hekurudhor.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • E kam thene shum her taksa e qarkullimit eshte fiktive mund ta quajme edhe

    “taksa per oksigjenin qe thithim”

    E thrm kete me shum bindje sepse shqiperia paguan 27 leke per liter takse qarkullimi nje makine gjate vitit konsumon 1000 litra x 27leke = 230 ero vit
    Zvicerra vendi me i shtrejte ne europe me nje rroge 20 euro ne ore si minimum i fiksuar me ligj paguan jo me shume se 50 euro ne vit takse rruge
    Pra kur lartmadhnia e tij thote qe taksa e naftes nuk hiqet gjer sa te jem un imagjinoni kush ju pin gjakun shqiptareve fytyra e tij krekoset qe arrin ti zhvase shqiptareve nje takse 5 here me te larte se svicerra por nqs do ta krahasonim me rrogen e tyre ne punojme nje muaj per taksen e rruges ndersa zvicera punon dy ore maksimumi tre ore ne vit

    • Po ik jeto ne zvicer mor debil e mos bej verr verr neper intenet. As shqipen mos e fol me, se felliq me inorancen qe ke

      • Te ngeli debilliii ne goje mor i shkrete hiqe mor nga goja…
        Mesa duket je nga ata te qeverise qe mbron nje takse te vetme ku cdo shqiptar punon nje muaj ne vit per ta paguar
        Besoj se un ja pakica dhe ti shumica zotrote qe sta ndien per kete takse qe vetem takse nuk quhet por duket me shume si zgjedhë roberie

  • Gazeta Dita jeni shumë e hapur për të shkruar por ju nuk lejoni në disa artikuj që të japin mendime për artikullin e tyre si ai i Tarifës apo Laertit.
    Këta japin mendime mbi zhvillimet e sotme por nuk japin dot mendim si shpëtohet nga kjo situatë e keqe e krijuar gjatë 32 vjetëve.
    Mund të japë mendim njeri apo do presim sa të dali fati ynë?
    Këta njerëz të ditur të thonë si do dalim nga kjo situatë ndryshe quhet sikur shkruajnë kot për kohën që ka kaluar.
    Si mendoni?

  • O Fatos shkruaj si zgjidhet ky problemi i demokracisë shqiptare.
    Njohuritë e tua mbi filozofinë e socializmit apo të fashizmit janë të sakta por duhet të dimë si ecim ne në këto momente.
    Ke ndonjë ide?
    Të shkruaj këtu se nuk ka lënë hapsirë redaksia tek artikulli yt.
    Kupton?

  • Mos shikoni taksën, por mënyrën e jetësës dhe rolin që ka shteti për këtë qellim. Studjoni Hollandën si e ka organizuar: sa më pak makina personale, sa më shumë biçikleta dhe trena dy vagonëshe çdo 5 minuta, të shpejta dhe në çdo cep të Hollanës. Transporti bëhet me kosto të ulët, pastrohet ajri dhe fitohet kohë.

    • Hollanda ka fatin qe aty jetojne hollandeze. I hedh hollandezi plehrat nga ballkoni ? Po ne det a dhiten ata? A ta kercet me kallash hollandezi po e pe shtremder ? Po polici a te kerkon kafe per shefin ne Hollande ? Ehuuuuu sa e sa larg jemi ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *