Personi në foto është Iljaz Çali, 37-vjeçari i ekzekutuar brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa Çali raportohet se udhëtonte me një makinë “Land Rover” të marrë me qera me targa AB 988 AS.
Atentati ndodhi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj Iljaz Çalit është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover” me targa AB 988 AS.
Ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, e më pas mendohet se ai është kundërpërgjigjur në tentativë për të dalë nga mjeti që rezulton se është marrë me qira në Rinas. Çali nuk ka mundur t’i shpëtojë breshërisë së automatikut por ka ndërruar jetë në vend për shkak të plumbave të marrë.
Ishin familjarët e viktimës të cilët kanë identifikuar të riun ndërsa policia ka nisur hetimet për krimin.
Shkaqet dhe rrethanat vrasjes janë ende të pa konfirmuara nga autoritetet, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Lezhës.

j.l./ dita
