Hidhnin në treg kartmonedha false, disa në pranga mes tyre edhe të mitur

Ornela

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Policia e Tiranës organizoi operacionin e quajtur “Money Scam” pasi kishte informacion për përdorimin e monedhave fallco në treg.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *