Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, Zelensky iu drejtua ushtarëve, oficerëve dhe udhëheqësve rusë.
“Në ditët e sotme njerëzit nuk ekzekutohen”, tha Zelensky. “Por të gjithë zëdhënësit, gënjeshtarët e vijës së parë dhe udhëheqësit duhet ta dinë se do të përfundojnë pas hekurave, në rastin më të mirë.”
“Tani është 2022. Dhe ne kemi shumë më tepër mjete për të dënuar përgjegjësit në krahasim me ndjekjen penale të nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore.”
Zelensky tha se Ukraina “po bën gjithçka që është e mundur për të identifikuar të gjithë ushtrinë ruse të përfshirë në këto krime. Të gjithë do të ndëshkohen. Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Europian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.”
“Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Do të vijë koha kur çdo rus do të mësojë të gjithë të vërtetën, se kush i dha urdhrat, dhe kush mbylli sytë para vrasjeve”, theksoi Presidenti ukrainas.
j.l./ dita

Po mire o byth mu.t;
Ti ke rakorduar me usa-n, per keto pune apo, e kupton
luften humor ?
Tamam si gjin katunari i “kosheres” .
Keni vene re, si e shqipton “gjini” germen “sh” ?
Pastaj, me te vertete ti duhet te jeshe me usa-n,
kunder vellait tend rus ?
Dhe akoma;
S’ke mesuar ne shkolle ti, se nga lufta te gjithe
dalin te humbur ?
Apo je i iluminatit ti dhe ke tjeter moral ?…
Pak u duke ,shum na dole,
Ne fushe te Luftes duket kush eshte gjeneral dhe kush
DEZERTOR.
Ruset kurre,nuk ka qene vellezer me Ukrainasit.
Kane qene te pushtuar dhe skllever te cifligareve ruse.
Ne 1930 ruset u rrembyen drithin,duke vdekur nga uria miljona ukrainas.Krimea eshte Toke Tartarre,As e ruseve as e ukraineve.
Sot po ju rrembejne pavaresine,.
J