Atentati në autostradë, viktima konflikte të hapura për biznesin e kromit

J L

Kromi dyshohet se është kryefjala e hetimeve për vrasjen e Iljaz Çalit, mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Krimi ndodhi në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Nga pyetja e  familjarëve dhe miqve rezulton se viktima ka pasur konflikte të hapura vetëm për shkak të biznesit të kromit duke e zbehur pothuajse plotësisht pistën e konflikteve për shkak të drogës.

Nga verifikimet e Policisë ka rezultuar se Iljaz Çali, prej kohësh i ka dhënë biznesin e tij të kromit për shfrytëzim një tjetër personi, i cili nuk ka paguar dhe kjo ka sjellë mosmarrëveshje mes tyre.

Një tjetër konflikt i hapur i tij ishte me një tjetër biznesmen, i cili shfrytëzonte minierat e kromit dhe galeritë e tyre ishin afër. Ata konfliktoheshin për shkak të gërmimeve.

Një tjetër konflikt më i hershëm i Calit lidhet po me minierën ku ka pasur mosmarrëveshje për shkak të rrugës që të çon në galeri.

Policia po i verifikon të gjitha konfliktet dhe nuk ka veçuar asnjë prej tyre.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *