Organizata e Bashkëpunimit Islamik me rezolutë thirrje për njohjen e Kosovës, reagon Osmani

Amelda Amelda

Presidentja Vjosa Osmani e ka përgëzuar Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për nxjerrjen e një rezolute ku bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete anëtare që ende s’e kanë bërë këtë.

“E përgëzoj Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) për rezolutën që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani ka shkruar se mezi pret të punojë me shtetet anëtare për t’i thelluar marrëdhëniet.

Në rezolutën që e ka publikuar Osmani kërkohet nga shtetet mosnjohëse që ta konsiderojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës “bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane e gjithashtu edhe në praktikat kombëtare”.

Në rezolutë gjithashtu mirëpriten përpjekjet e Bashkimit Europian për të avancuar perspektivën europiane të Kosovës, derisa mbështetet dialogu Kosovë-Serbi. Po ashtu, OIC mirëpret bashkëpunimin ekonomik të Kosovës me shtetet anëtare.

Organizata, me seli në Arabinë Saudite, është e dyta organizatë ndërqeveritare më e madhja pas Kombeve të Bashkuara, me 57 shtete anëtare./Express

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Akoma nuk jeni futur ju ne lidhjen islamike…
    Saliu gjeja pare ,qe berja synet para se te futej ne lidhjen islamike

  • Nuk ka transferim te Ambasades nga Jeruzalemi,sic kerkoi perfaqesuesi Palestinez..Me cifutet na lidhin 2 mije vjet histori bashkepunimi.Kane qene midis nesh,,fqinje,,ju kemi gjindur dhe na jane gjindur,,U kemi respektuar traditat,fene,gjuhen,,.
    Ndihmen politike dhe ushtarake qe u dha regjimi enver hoxhes palestinezeve, per 30 vjet,Ata e shperblyen me te ha buken te permbys kupen.Qeni i pabese te kafshon doren. Deklaruan Kosoven djepin e Serbise.
    Ministresha Gervalla ka bere gabim qe eshte takuar pa protokoll me perfaqesuesin palestinez ne Turqi dhe e ka fshehur takimin.Keto nuk jane pazare personale,,Apo mesuat te gjithe nga edvin rama?
    Po moj po.Edha maskarai kopjohet kur i ecen maskaralleku,,Edhe hajduti shumefishohet kur i ecen hajdutlleku.

  • Ju hengert mortja! Mbahuni te islamiket se ne rregull I kini punet. Arabet dhe bota islame jane antishqiptare dhe pro Serbise. E kane treguar vazhdimisht. Perfaqesuesi Palestinez ne Beograd nuk le rast pa permendur qe Kosova eshte serbi. Tani ky mazllum ben edhe shejtan budallain, I kerkon Osmanlleshes te heqin ambasaden nga Jerusalemi dhe pastaj te konsiderojne ne se do e njohin shtetin e Kosoves! S’ke ç’i thua, matrapaz mamlyk nga Arabia! Mbase I genjen mendja Osmanlleshes dhe Albit, sepse jane te njohur per “dru me pre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *