Osmani akuza Brukselit: Mban anën e Serbisë dhe akomodon Vuçiçin

J L

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se gjatë procesit të dialogut, vitin e fundit, BE-ja ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë.

Osmani thotë se ka raste kur BE-ja e ka akomoduar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç përkundër sjelljes së tij autokratë në Kosovë.

“Unë i besoj BE si ndërmjetësuese. Bashkimi Evropian në këtë vitin e fundit ka shumë raste që ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë, ka raste që e kanë akomoduar Vuçiçin përkundër sjelljes së tij autokrate dhe ka raste kur Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se një raport i tillë duhet të ndryshojë, përndryshe dëmtohet kredibiliteti i procesit të dialogut dhe Bashkimit Evropian.

“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që një gjë e tillë të ndryshojë, në qofte se nuk ndryshon atëherë vetë kredibiliteti i procesit dëmtohet, vetë kredibiliteti i BE-se dëmtohet”, tha ajo në ATV. / Express

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Hajde moj Ballabane,,perveshja dhe ketij Openit pa breke,qe ben si karagjoz ne BE me atlete me brekushe.

  • Hahaaaa
    Moj budallaçke nuk e din ti qe nga be-ja na vjen pushteti neve dhe jo nga vota e popullit???
    Na hape pune moj po fare nuk ju pelqenka pushteti juve?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *